Në prag të nisjes së sezonit turistik, Qeveria ka zgjeruar listën e shtetasve që kanë të drejtë të hyjnë në territorin shqiptar pa pasur nevojë të pajisen me vizaa Në vendimin e miratuar në mbledhjen e qeverisë përcaktohet se në aneksin 3, “Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa viza në Republikën e Shqipërisë, dhe dokumenti që duhet të paraqesin”, të përmendur në pikën 2, shkronja “A”, të kreut II, “Kriteret dhe dokumentacioni për pajisjen me vizë”, të vendimit nra513 datë 13a6a2013, të Këshillit të Ministrave, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Rusia, Moldavia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Oman, Kuvajt, me dokumentin pasaportë, për periudhën 25 maj deri në 30 shtator 2014a”a
Source: Tema – Aktualitet