Qeveria vendosi të mërkurën, që shtetasit rusë të hyjnë pa viza në Shqipëri, gjatë periudhës 25 maj deri në 30 shtator 2014a Veç këtyre shtetasve, vendimi i qeverisë është edhe për shtete të tjera si Moldavia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Omanin dhe Kuvajtina Por veçanërisht bie në sy Rusia, për shkak të konfliktit në Ukrainëa
Ky në fakt është një vendim që pothuajse të gjitha qeveritë shqiptare në dekadën e fundit e kanë marrin në prag të sezonit turistik, por në këtë rast heqja e vizave për shtetasit rusë bie më shumë në sy, në një kohë që autoriteteve rusë u janë vënë kufizime nga SHBA-të dhe Bashkimi Europian lidhur me konfliktin në Ukrainëa
Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi dhe ish-zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Çollaku e quajnë një skandal vendimin e qeverisë, referuar situatës aktuale kur SHBA dhe BE i kanë vënë sanksione Rusisëa
“Ne kur ishim në pushtet, kemi marrë çdo vit vendime qeverie për heqjen e vizave me disa vende të ndryshme të botës, me qëllim për të nxitur turizmin në Shqipëria Por kjo është bërë në kohë normalea Sot situata është krejt ndryshe me Rusinëa Është gjendje agresioni dhe për mendimin tim, vendimi i qeverisë shqiptare është i nxituar dhe i gabuar”, është shprehur Bumçia
Ndërsa sipas Kreshnik Çollakut “ky është një veprim naiv në dukje , por në thelb është një sfidë që I’u bëhet aleatëve perëndimorë të ShqipërisëaNdërkohë që SHBA-të dhe BE-ja po shtojnë sanksionet karshi Rusisë, ndërkohë që po kthejnë regjimin e vizave me Rusinë dhe ata vende që nuk e kanë pasur, Qeveria shqiptare heq vizat dhe u hap dyert rusëve dhe Rusisë”, pohon aia
Nga ana e saj, Ministria e Jashtme përmes këshilltarit për median, Glevin Dervishi bëri të ditur për “GSH” se: “Është një praktikë normale e përvitshme me një listë të gjatë vendesh që vijnë vit për vit në Shqipëri gjatë sezonit turistika Kjo zbatohet prej disa vitesha Nuk ka fare të bëjë me sanksionet dhe mos e ngatërroni”a
Edhe Ministria e Turizmit,ka sqaruar se: “Është një kërkesë që ka ardhur nga operatorët turistikë, kërkesë e biznesit”a
Source: Tema – Aktualitet