Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

“SHBA dhe Turqia bënë presion të fortë për “Rrugën e Kombit”, qeveria shqiptare shmangu këshillat e BE-së”

May 14, 2014

rejNdërsa vlerëson Shqipërinë si një ndër depozitat më të larta të kromit në Europë, por dhe perspektivën e nxjerrjes së naftës, kreu i Institutit gjerman për Sigurinë dhe Çështjet Ndërkombëtare, Dushan Reljiç shprehet se vendi ka mjaft lëndë të parë  për të pasur vëmendjen e investimeve të huaja, çfarë rrit dhe rrezikun e korrupsionit në nivel të lartëa

Në këtë kuadër, ai kritikoi rrugën e kombit Shqipëri-Kosovë, për shkak të influencave amerikano-turke gjatë kontraktimeve dhe sugjeron se me dhënien e statusit kandidat do të rritej mbikëqyrja e BE-së për të tilla investime shtetërorea

“Të gjitha ndërhyrjet e Bankës Botërore dhe të Bashkimit Europian në përpjekje për t’u treguar qeverive të Tiranës e Prishtinës për të qënë më të kujdesshëm me kontratat për këtë autostradë u gjuajtën tutje, në njëfarë mënyre për shkak të presionit të fortë dhe interesave të Shteteve të Bashkuaraa

Nëse Shqipëria bëhet vend kandidat, atëherë duhet të nisin negociatat me kapitujt e drejtësisë dhe punët e brendshme, luftën ndaj krimit e korrupsionita

Pra, kjo do të thotë se investimet shtetërore në të ardhmen do të jenë nën mbikëqyrjen e kujdesshme të Bashkimit Europian dhe kjo mund ta ndihmojë Shqipërinë të mënjanojë të tilla gjëra të vajtueshme“, deklaron Reljiça

Zgjerimi me vendet e Europës Lindore, sipas Reljiç, tregoi se gjatë kohës së marrjes së statusit vendi bën pjesën më të madhe të përparimeve, ndërsa pasiguria e vendimmarrjes së BE-së nxit lodhjen tek vendet aspiruese, duke përmendur shembullin e Bosnjes dhe Maqedonisëa/TCH

Source: Tema – Aktualitet

©2025 Gazeta.al SKAI Software Solutions