Kreu i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj pranoi se është kontaktuar nga Partia Demokratike për të hyrë së bashku në një koalicion në zgjedhjet e 11 majit. Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan, ai tha se oferta i erdhi dy orë para mbylljes së koalicioneve, por pavarësisht nga koha nuk do të ndryshonte asgjë në vendimin e tij për të mos u bashkuar.
“Duhet të jem i sinqertë? Dy orë para se të mbylleshin koalicionet. Më thanë nëse kisha ndonjë mendje për t’u bashkuar. Nuk kisha mendje fare. Nuk dua të ankohem. Thjesht u tregova i sinqertë kur më thanë, por unë s’kisha ndërmend, edhe po të më thoshin dy javë para” – tha Shehaj. ©LAPSI.al
The post Shehaj: PD më kontaktoi për koalicion 2 orë para mbylljes së afatit appeared first on Lapsi.al.