Gjykata e Apelit në Tiranë, në datë 6 maj ka vendosur për çregjistrimin e markës nga kompania “BAVARIA NaV” për pijen energjike B-52a
Sipas përfaqësueses ligjore të kësaj kompanie, avokates Sonila Elezi, ky është një vendim i padrejtë dhe një shkelje shumë e rëndëa
“Legjitimimi i shkelësit të së drejtës dhe falsifikuesit të markës tregtare e bën edhe vetë gjykatën palë në këtë shkelje”, u shpreh ajoa
Trupa gjykuese, e përbërë nga Metush Saraçi, Hysni Demiraj dhe Gjin Gjoni u shprehën kundër traditës 300- vjeçare të kësaj shoqëriea
Përfaqësuesit ligjorë të B-52 thonë se pas këtij vendimi fshihet një aferë korruptive dhe sjellin si argument rastin e gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili ndiqet penalisht për fshehje të pasurisëa
Në vitin 2006, shoqëria “BAVARIA NaV” ka marrë të drejtën të tregtojë në tregun shqiptar produktet e saj, mes të cilave edhe pijen energjike B-52a
Produkti në tregun shqiptar tregtohej nëpërmjet administratorit Lavdosh Torrmetaja
Distribucioni i këtij produkti bëhej nga kompania “Arseni shpk”, e cila drejtohej nga administratori Torrmetaja
Gjatë kohës kur merrej me distribucionin e pijes B-52, Lavdosh Torrmetaj krijoi një imitim të këtij produkti, të cilin e tregtonte nëpërmjet kompanisë “Arseni shpk”a
Në 2009 shoqëria “BAVARIA NaV” vihet në dijeni që produkti i saj është kopjuar dhe tregtohet në tregun shqiptar nga distributori i saja
Produkti i falsifikuar fillimisht prodhohej në Maqedoni, dhe pasi u zbulua si aktivitet i paligjshëm, u zhvendos në Shkodëra Ajo i kërkoi kompanisë “Arseni shpk” të ndërpresë këtë aktivitet ose në të kundërt do i shkëpusë marrëdhëniet tregtare me tëa Prej këtu ka nisur kalvari i përplasjeve nëpër gjykata i kompanisë “BAVARIA NaV” dhe “Arseni shpk”a
Që prej vitit 2011, konsumatori shqiptar është gjendur përpara 3 produktesh B-52a
E para është në kanoçe blu, të cilën kompania “BAVARIA NaV” nuk e prodhon që prej 2010, por që imitacioni i saj vazhdon, dhe dy produkte që për një sy të pastërvitur me marka janë identike në logo dhe ngjyra gri dhe të kuqea
Kanoçja origjinale dallohet nga numri i bar kodit 8, kodi i produktit si dhe nga vendi i prodhimit Holandaa
Imitimi i kësaj kanoçeje ka po këto ngjyra po ka bar kodin 5 dhe vendin e ambalazhimit në Shkodëra
Përfaqësuesit e kompanisë “BAVARIA NaV” shprehen të shqetësuar për konsumatorin shqiptar, i cili është i pambrojtur karshi produkteve të cilat nuk janë të regjistruara dhe të kontrolluaraa
“Në këtë treg informal ku legjitimohen shkelësit, njerëzit vërtet nuk e dinë se çfarë konsumojnë”, u shpreh avokatja Elezia
Gjendur përballë këtyre fakteve shoqëria “BAVARIA NaV” do të kërkojë me ngulm në dyert e gjykatave një proces të rregullt dhe të ndershëma
Çështja do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë dhe në rast parregullsish mund të shqyrtohet edhe në gjykatat jashtë Shqipërisëa
Avokatja Elezi shprehet se do të mbrojë reputacionin dhe të drejtat legjitime të kompanisë në territorin shqiptara
“Nëse aderojmë në një Konventë Evropiane kemi të drejta dhe detyrime që rrjedhin nga ky aderima Kompanitë paguajnë një tarifë kur vijnë në tregun shqiptar dhe shteti është i detyruar t’i mbrojëa Një nga kushtet kryesore për hyrjen në Unionin Evropian është të respektojmë pronësinë intelektuale”, u shpreh ajoa
Source: Tema – Aktualitet