Ka shkaktuar shumë debat një shkencëtar serb, i quajtur Velimir Abramoviç, i cili deklaroi pak ditë më parë se në ditët në vazhdim pritet që të ketë tërmete, pasi është fikur sistemi amerikan HAARPa
“Sot është fikur sistemi HAARP, ndaj prisni tërmete,” tha ai për një radio më 19 maja
Agjencia maqedonase MINA thotë se ai i ka paraprirë tërmeteve në Shqipëri, por ka parashikuar edhe se do ketë edhe të tjerëa
Abramoviç ka akuzuar po ashtu se sistemi HAARP ka shkaktuar edhe përmbytjet në Serbia
Sipas tij, gjithë ai shi nuk u shoqërua nga një rrufe e vetmea
“Dukej sikur qielli u hap dhe nisi të binte uji i detita Nuk ishin pika shiu të zakonshme,” tha ai, duke drejtuar gishtin nga programi amerikan, HAARPa
Por çfarë është High Frequency Active Auroral Research Program, ose HAARP?
Bëhet fjalë për një program kërkimore jonosferik mes flotës dhe forcave ajrore amerikane, në bashkëpunim me Universitetin e Alaskës dhe Agjencisë për Kërkime të Avancuara në Fushën e Mbrojtjesa
Qëllimi është që të analizohet jonosfera dhe të zhvillohet teknologjia e nevojshme për të përmirësuar sistemin e komunikimit dhe mbikëqyrjesa
Por programi është në qendër të shumë teorive konspirative, që pretendojnë se është në gjendje që të modifikojë motin, të fikë satelitët dhe të kontrollojë mendjen e njerëzvea
Disa thonë se ai përdoret si armë ndaj terroristëvea
Përkrahësit e këtyre teorive thonë se programi shkakton tërmet, thatësira, stuhi, përmbytje dhe sëmundje si Sindroma e Luftës së Gjirit apo Sindroma e Lodhjes Kronikea
Source: Tema – Aktualitet