Një fabrikë këpucësh është përfshirë nga flakët në fshatin Shullaz të Kurbinit mbrëmjen e kësaj të premteje.
Sipas asaj që raportojnë mediat, magazina e fabrikës është shkrumbuar totalisht. Të njëjtat burime saktësojnë se nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar automjete të shumta zjarrfikëse, të cilat po përpiqen për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.
Ende nuk ka informacion të plotë për shkakun e zjarrit, por hetimet janë në zhvillim. ©LAPSI.al
The post Shkrumbohet nga zjarri një fabrikë këpucësh në Kurbin appeared first on Lapsi.al.