Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj shpërndan dëmshpërblimet për 106 ish të përndjekur politikë, ndërsa kërkoi mirëkuptimin e kësaj shtrese të shoqërisë për ti dhënë prioritet personave që ende nuk kanë marrë asnjë këst dëmshpërblimi si dhe atyre që janë ende gjallëa
“Eshtë shumë e vështirë të bësh vendime të drejta në një vend ku të gjithë preken nga varfëriaa Megjithatë ne e konsiderojmë të drejtë vendimin që të marrin këstin e parë ata që nuk kanë marrë asnjë kësta Kjo nuk është një çështje politike dhe nuk duhet politizuara Duhet fillimisht t’u japim diçka atyre që s’kanë marrë asgjëa Përveç 106 dosjeve që paguajmë sot, nesër publikojmë dhe 40 dosje të tjeraa Çdo ditë raportojmë se ku jemi me procesin, nuk i lemë njerëzit në terr informativa Është shumë e rëndësishme që të kemi mirëkuptima Jemi të ndjeshëm ndaj faktit që ka disa njerëz që nuk janë trashëgimtarë por që janë gjallëa Ne jemi shumë të ndejshëm ndaj kësaj, për ata që janë gjallë duhet ti japim pak prioriteta Kërkoj mirëkuptimin tuaj që ti japim prioritet dhe këstet t’i bëjmë më të mëdha për ata që janë vuajtës por që janë ende gjallë”, deklaroi ministri Veliaja
Në vijim ai shpjegoi se shpërndarja e kësteve të dëmshpërblimit do të bëhet sipas një skeme solidarea Për këtë arsye, ai sqaroi se Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka ngritur grupin e punës, për rishikimin e kritereve për përfitimin e dëmshpërblimit nga ish-të përndjekurit politikëa
“Këto ndryshime kanë për qëllim të japin përparësi në trajtimin e ish-të dënuarve që janë gjallë e më tepër atyre që janë në moshë më madhore, duke siguruar një skemë solidare dhe transparente dëmshpërblimi”, tha Veliaja
Ai bëri me dije se, ndryshimet në ligj do të kenë në fokus objektivin që, asnjë ish i dënuar politik të mos mbesë jashtë skemës së përfitimit të pagesave për arsye procedurialea
Source: Tema – Aktualitet