Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në hyrjen e një banese në Shkodër. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të se dielës në lagjen “Mark Lula” në banesën e shtetasit me iniciale R.G. Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.