Një sërë qytetesh të mëdha të vendit kaluan në terr mbrëmjen e kësaj të diele kur edhe temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme. Sipas asaj të raportohet dhe nga mediat qyteti i Fierit, Durrësi, Lushnja dhe Saranda janë përfshirë nga errësira totale, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për gati 1 orë.
Edhe në Vlorë pati një ndërprerje të energjitë për rreth 15 minuta. Sipas të njëjtave burime thuhet se mësohet se ka pasur “një defekt të rëndë në një linjë të tensionit të lartë në zonën e Beratit”. Ndërsa burime zyrtare nga OSHEE Fier thanë se kanë rënë linjat 220 KV të OST-së si në Fier ashtu edhe në Elbasan.
“Në oren 17:37 si pasojë e një defekti në linjat e transmetimit 220 KV kanë ngelur pa energji elektrike Rajonet Vlorë, Durrës, Berat, Fier. Nëpermjet linjave alternative u është dhënë tension nën-stacioneve të ketyre rajoneve dhe po punohet per rikthimin e energjisë në të gjithë abonentët” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al
The post Shqipëria në terr, ndërpritet energjia elektrike në disa qytete appeared first on Lapsi.al.