Dobrica Qosiç, njëri prej shkrimtarëve më të njohur serb, president i dikurshëm i RF të Jugosllavisë, anëtar i Akademisë serbe të shkencave e arteve dhe ideolog i lëvizjes nacionaliste serbe, ka vdekur të dielën në Beograd, njoftojnë mediet elektronike serbea
Qosiç ka qenë presidenti i parë i Republikës Federale të Jugosllavisë prej vitit 1992 deri më 1993a Në fund të viteve 1980 është bërë njëri prej prijësve të lëvizjes nacionaliste serbe dhe ideolog i saj, si dhe përkrahës i Sllobodan Milloshevicit, por më vonë është ndarë prej tij, raporton Zëria
Në rini ka qenë pjesëtar i lëvizjes komunistë dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ka marrë pjesë në luftën antifashiste si pjesëtar i lëvizjes partizanea Politikës së Titos ka filluar t’i kundëvëhet në fund të viteve 60-të, gjë që e ka renditur ndër disidentët e asaj kohe e të mëvonshëma
Hartues i Memorandumit të Akademisë së shkencave dhe arteve të Serbisë, dokumentit famëkeq kundër shqiptarëve të vitit 1986, dhe përkrahës i genocidit ne Bosnjë, në intervistën e fundit muajin e kaluar, Qosiç ka përsëritur se ndër të parët është angazhuar për ndarjen e Kosovës me shqiptarët dhe ka theksuar se Kosova për Serbinë politikisht është e humbura
Source: Tema – Aktualitet