Qeveria miraton vendimin për regjistrimin dhe identifikimin e personave të siguruar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësora Sipas këtij vendimi, të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor quhen personat ekonomikisht aktivë, me banim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, që paguajnë kontributin e detyrueshëm të sigurimit shëndetësor, personat ekonomikisht joaktivë, pagesa e kontributeve të të cilëve financohet nga buxheti i shtetit ose burime të tjera, të përcaktuara me ligj, si dhe personat e siguruar në mënyrë vullnetarea
Vendimi përcakton që Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor krijon regjistrin e të siguruarve, në të cilin regjistron të gjithë personat e siguruar në sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, sipas kategorive përkatëse, me qëllim që të evidentohen, në mënyrë të saktë, të gjithë personat e siguruar në mënyrë të detyrueshme dhe veçoritë e sigurimit të tyre (masa e kontributit, kohëzgjatja e sigurimit etja)a
Regjistrimi i të siguruarve bëhet duke u mbështetur në të dhënat e ofruara nga institucionet përgjegjëse, bazuar në numrin e përgjithshëm, si dhe në identitetin e personave që bëjnë pjesë në grupet e veçantaa Institucionet përgjegjëse për dhënien e informacionit, sipas kategorive të të siguruarve, janë si më poshtë:
a) Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjëse për dhënien e informacionit për kategorinë e shtetasve të huaj azilkërkues në Republikën e Shqipërisë;
b) Ministria e Arsimit dhe Sportit është përgjegjëse për dhënien e informacionit për kategoritë e nxënësve dhe të studentëve të moshës 18 deri në 25 vjeç, të regjistruar në sistemin arsimor parauniversitar apo të lartë;
c) Instituti i Sigurimeve Shoqërore është përgjegjës për dhënien e informacionit për kategorinë e personave që përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore, si dhe për kategorinë e personave të vetëpunësuar në fshat;
ç) Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është përgjegjëse për dhënien e informacionit të përditësuar për kategoritë e të punësuarve, të punëdhënësve, të vetëpunësuarve në qytet dhe anëtarëve të papaguar të familjes së tyre, si dhe për kategorinë e personave me të ardhura të rregullta, nga prona ose burime të tjera të krahasueshme;
d) Shërbimi Social Shtetëror është përgjegjës për dhënien e informacionit për kategorinë e personave që përfitojnë ndihmë ekonomike, të personave që përfitojnë pagesën për aftësinë e kufizuar, të verbrit dhe jetimët;
dh) Shërbimi Kombëtar i Punësimit është përgjegjës për dhënien e informacionit për kategorinë e personave të regjistruar si të papunë – punëkërkues;
e) Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile është përgjegjëse për dhënien e informacionit për kategorinë e fëmijëve nën moshën 18 vjeç, si dhe për rastet e lindjeve e të vdekjeve;
ë) Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile i vë në dispozicion Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor përbërësit e gjendjes civile (ku përfshihet dhe numri personal) nëpërmjet Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile;
f) Autoriteti shtetëror qendror përgjegjës për trajtimin e të huajve që kërkojnë të hyjnë dhe të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë është përgjegjës për dhënien e informacionit për të huajt e pajisur me leje qëndrimia
Gjithashtu vendimi përcakton që qendrat shëndetësore të jenë përgjegjëse për regjistrimin e të dhënave të popullsisë së regjistruar pranë mjekëve të familjesa
Të dhënat nga institucionet përgjegjëse i jepen Fondit në mënyrë elektronike jo më pak se 2 herë në vit, brenda muajit janar dhe qershor të çdo vitia Fondi lidh marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave me institucionet e mësipërme, në të cilën parashikohen afatet konkrete të kalimit të të dhënave, modalitetet dhe detajimin e informacionit të kërkuar për nevojat e Fondita
Identifikimi i personave të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor bëhet me anë të kartës së shëndetita Kjo përcaktohet si dokumenti që vërteton se mbajtësi i saj është person i siguruar, sipas ligjit nra10383, datë 24a2a2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuara Karta e Shëndetit është personale dhe e patjetërsueshmea Ajo përmban numrin e identitetit të personit, i cili është edhe numri i sigurimit shëndetësor të detyruara Për të huajt, si numër i sigurimit shëndetësor të detyruar do të shërbejë numri i lejes së qëndrimit ose i lejes provizore të qëndrimita
Source: Tema – Aktualitet