Po mbushen 11 muaj nga dita që shqiptarët votuan në zgjedhjet parlamentarea Dhe si do të votonin sot ata shqiptarë që morrën pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, zhvillova sondazhin BAROMETËR+ (prezantuar në emisionin DEBAT+ në Vizion Plus) me 1200 pjesëmarrës urbanë të votimeve të 23 qershorit, nga të gjitha qytetet dhe grupmoshat, duke përfaqësuar mënyrën sesi votoi elektorati urban para 11 muajsh (58% e të anketuarve votues të koalicionit të majtë, 40% të koalicionit të djathtë dhe 2% të FRD-së)a
Dhe ja si janë përgjigjur të anketuarit: 54% e votuesve urbanë të 23 qershorit do të votonin sot për koalicionin e majtë (nga 58% në qershor), 36% do të votonin për koalicionin e djathtë (nga 40% në qershor), ndërsa 10% nuk do të votonin për asnjërin prej tyre (1a5% për FRD-në, 5% s’do të votonin fare dhe 3a5% të pavendosur)a Po të ekstrapolohen këto përqindje në nivel kombëtar, rezulton që secili koalicion ka humbur përkrahjen e rreth 65 mijë votuesve të vet të 23 qershorita
Ndërkohë, votatat për 3 partitë kryesore sot do të ishin si vijon: 38% për PS-në (nga 43% në qershor), 30% për PD-në (nga 31% në qershor) dhe 13a5% për LSI-në (nga 10% në qershor)a
Ç’opinion ka aktualisht elektorati aktiv urban për tre politikanët kryesorë? Për Ramën kanë opinion pozitiv 56% (1/5 shumë pozitiv), ndërsa negativ 36% (1/8 shumë negativ); për Metën kanë opinion pozitiv 53% (1/5 shumë pozitiv), ndërsa negativ 40% (1/6 shumë negativ); dhe për Bashën kanë opinion pozitiv 41% (1/5 shumë pozitiv), ndërsa negativ 40% (1/5 shumë negativ)a
U bënë 8 muaj që ministrat e përzgjedhur nga kryeministri Rama kanë filluar punëna Por ç’mendon elektorati urban për punën e tyre në sektorët kryesorë? Ja si janë përgjigjur 1200 votuesit aktivë urbanë të anketuar në BAROMETËR+: 47% mendojnë se qeveria ka punuar mirë në fushën e ekonomisë, ndërsa 36% mendojnë se ka punuar keqa Në fushën e rendit, 49% mendojnë se qeveria ka punuar mirë, ndërsa 39% keq; në fushën e arsimit, 44% mendojnë se qeveria ka punuar mirë, ndërsa 31% keq; në fushën e shëndetsisë, 48% mendojnë se qeveria ka punuar mirë, ndërsa 35% keq; dhe në fushën e energjitikës, 55% mendojnë se ka punuar mirë, ndërsa 29% keqa
Rezultatet e detajuara vazhdojnë më poshtë:
1-Si do të votonin sot votuesit urbanë të 23 qershorit? (Koalicionet)
Qershor | Sot | |
PS | 43% | 38% |
PD | 31% | 30% |
LSI | 10% | 13a5% |
2-Si do të votonin sot votuesit urbanë të 23 qershorit? (Partitë kryesore)
Qershor | Sot | |
PS | 43% | 39% |
PD | 31% | 29% |
LSI | 10% | 13% |
3-Opinioni për tre politikanët kryesorë
Poz | Neg | S’e di | |
Rama | 56% | 36% | 8% |
Meta | 53% | 40% | 7% |
Basha | 41% | 40% | 19% |
4-Si ka punuar qeveria aktuale në këto fusha?
Mirë | Keq | S’e di | |
Ekonomia | 47% | 36% | 17% |
Rendi | 49% | 39% | 12% |
Arsimi | 44% | 31% | 25% |
Shëndetsia | 48% | 35% | 17% |
Energjitika | 55% | 29% | 16%
|
Source: Tema – Aktualitet