Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi reagoi para pak çastesh për njoftimin e SPAK se kishte mbyllur hetimet për përfshirjen e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama në çështjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë dhe nuk kishte gjetur lidhje mes tyre.
Bardhi ishte një nga personat që kishte denoncuar Olsi Ramën si të përfshirë në këtë dosje. Në reagimin e tij, Bardhi thotë se reagimi i SPAK është qesharak pasi thotë “se ka mbyllur hetimet dhe se nuk i ka mbyllur hetimet”.
Sipas Bardhit, prokuroria as ka hetuar dhe as ka kryer asnjë veprim për të zbuluar të vërtetën. ©LAPSI.al
The post SPAK mbyll hetimet për Olsi Ramën/ Reagon Gaz Bardhi: Nuk mund t’ju besoj syve appeared first on Lapsi.al.