Pas vizitës zyrtare dy ditore që po zhvillon në Kazakistan me ftesë të Presidentit Nursultan Nazarbayev , Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të hënën drejt Holandësa Kryeministri pritet të zhvillojë takime të nivelit të lartë lidhur me cështjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë në qershora
Gjatë vizitës në Holandë, Kryeministri Rama do të mbajë në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale një ligjëratë të fokusuar në kontributin e Ballkanit në të ardhmen e BE-së
Vizitën në Holandë Rama e paralajmëroi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar socialist të hënën e 19 majit ku deklaroi se kishte marrë një ftesë nga Kryeministri holandez duke shprehur besimin se ekzistojnë arsye të forta se “kurrë nuk kemi qenë më pranë këtij objektivi strategjik të munguar për Shqipërinë, disa vite me radhë”a
“Si afrim të ndjeshëm ndaj objektivit të statusit të vendit kandidat lexojmë edhe ftesën e kryeministrit holandez për një vizitë të afërt zyrtare tonën në Holandë, një kontakt i drejtpërdrejtë i nivelit më të lartë, që deri para pak muajsh dukej i pamundura Jam i bindur se të tjera kontakte të munguara prej kohësh do të bëhen realitet në muajt në vijima Dua të falënderoj në mënyrë të posaçme ministrin tonë të Jashtëm, që në pak kohë i ka dhënë një cilësi të re dhe një impakt konkret në marrëdhëniet me të tjerët, rolit të shefit të diplomacisë shqiptare”,është shprehur Ramaa
E ndërsa mbeten edhe pak javë nga vendimi për statusin e vendit kandidat, Kryeministri deklaroi se kontaktet me partnerët ndërkombëtarë janë shpresëdhënës për fatin europian të Shqipërisëa
“ Po e nxjerrim hap pas hapi Shqipërinë matanë hendekut të hapur nga keqqeverisja e derivjetshme mes Evropës dhe vendit tonëa Po punojmë dhe po arrijmë të gjithë bashkë, si një skuadër e madhe, objektiva dhe rezultate të prekshme në rrugën drejt rilindjes së vendit dhe marrjes së statusit të vendit kandidat për Shqipërinëa Pas komunikimeve të ditëve të fundit që kemi pasur me miqtë dhe partnerët tanë, qoftë unë dhe qoftë kryetari i Kuvendit, si dhe grupi i ministrave të angazhuar për shkak të detyrës drejtpërdrejtë në këtë proces, kemi arsye të forta të besojmë se kurrë nuk kemi qenë më pranë këtij objektivi strategjik të munguar për Shqipërinë, disa vite me radhë”, është shprehur Ramaa
Source: Tema – Aktualitet