Fate Velaj, Këshilltari për Diplomacinë Kulturore i Kryeministrit Edi Rama, i ka dërguar një letër Parlamenteve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian për ta mbështetur Shqipërinë në marrjen e statusit të vendit kandidata
“Shqipëria tashmë e sheh me optimizëm rrugën e anëtarësimit drejt BE-së dhe është konseguente në kursin e saj, pasi idetë dhe dashuria për Evropën, lulëzojnë më shumë se në çdo vend tjetër të rajonita Ne ndihemi krenarë kur, përpara miqve tanë evropianë e cilësojmë vendin ku ne u lindëm, si “vendi i Evropianëve”a Shqiptarët e duan Evropën dhe, në gjithë historinë e tyre, kanë luftuar për vlerat e saj dhe identitetin e përbashkët europiana Kjo është ajo që tregon se pse ata në këtë rrugë, kanë pasur gjithmonë ndihmën dhe prezencën e miqve të tyre të mëdhenj europianëa Ashtu si dhe më parë edhe sot ata u drejtohen këtyre miqve dhe marrin me kënaqësi prej tyre çdo ndihmesë, këshillë, apo vlerësim”, shkruan Velaj në emër të Excellences së Qytetit të Vlorësa
Letra e plotë drejtuar Parlamenteve të vendeve anëtare të BE
Vlorë, 9 Maj 2014
Parlamenteve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian Ministrave të Jashtem të këtyre vendeve
Subjekti: Mbështetje për marrjen e statusit të vendit Kandidat në EU, të Shqipërisë
Të respektuar miq,
Duke Ju përshendetur nga Vlora, ose siç quhet ndryshe, “Qyteti i Pavaresise”, duam t’Ju falenderojmë për mbështetjen e dhënë vendit tonë, Shqipërisë, në gjithë këto vite të tranzicionit , ndihmë që kishte për bazë idetë dhe vizionet tona të përbashkëta për Evropën, si dhe respektin reciprok mes vendeve tonaa Ky respekt u thellua dhe nga ndihmesa që vajzat dhe djemtë e Vlorës, të shpërndarë nëpër qiellin e Europës, dhanë me punën e tyre shembullore në artin, kulturën dhe shkencën në vendet tuaja dhe që, tashmë, janë modele të shkëlqyera të integrimit europiana
Në këtë periudhë që ne jemi nëpër Europë, pothuajse jemi takuar me të gjithë ju, politikanë, personalitete të larta të fushave të ndryshme e njerëz të thjeshtë dhe kemi biseduar së bashku mbi idetë dhe vizionet tona, për Shqipërinë e të nesërmes dhe integrimin e saj më të shpejtë në familjen europianea Ne, ju falenderojmë Ju, miq të vyer, për ndihmesën dhe bashkëpunimin që na keni ofruar për përshpejtimin e hapave që kanë ngelur drejt qëllimit final, atë të integrimit të plotë të vendit në familjen europiane, për të cilin, jo vetëm shqiptarët, por të gjithë ne së bashku, në fund do të jemi përfitues, pasi ne e vlerësojmë këtë si një fitore të madhe jo vetëm të shqiptarëve, por dhe të europianëve gjithashtua
Shqipëria tashmë e sheh me optimizëm rrugën e anëtarësimit drejt BE-së dhe është konseguente në kursin e saj, pasi idetë dhe dashuria për Evropën, lulëzojnë më shumë se në çdo vend tjetër të rajonita Ne ndihemi krenarë kur, përpara miqve tanë evropianë e cilësojmë vendin ku ne u lindëm, si “vendi i Evropianëve”a Shqiptarët e duan Evropën dhe, në gjithë historinë e tyre, kanë luftuar për vlerat e saj dhe identitetin e përbashkët europiana Kjo është ajo që tregon se pse ata në këtë rrugë, kanë pasur gjithmonë ndihmën dhe prezencën e miqve të tyre të mëdhenj europianëa Ashtu si dhe më parë edhe sot ata u drejtohen këtyre miqve dhe marrin me kënaqësi prej tyre çdo ndihmesë, këshillë, apo vlerësima
Rruga e nisur drejt Evropës nuk është e lehtë dhe shpeshherë mungon dhe eksperienca, por ne jemi te bindur të dashur miq se, nuk ka forcë natyrore që mund t’a kthejë mbrapa Shqipërine nga kjo rrugë e nisur për tek miqtëa Nëse në Tiranë sot ka mosmarrëveshje, kjo sipas mendimit tonë nuk duhet të reflektohet në asnjë vendim të Parlamentit Evropian dhe qeverive tuaja, për të ardhmen e Europiane të vendit tonëa Nëse politika sot nuk gjen gjuhën, mendjen dhe rrugën e dialogut, kjo nuk duhet kthyer në një “penalty” për popullin shqiptara
Si europianë në bindje dhe në zemër, që e dimë fare mirë se Bashkimi Evropian pa inkuadrimin e plotë të Juglindjes së kontinentit do të mbetej një punë e lënë përgjysmë, ne Ju lutemi Juve të dashur miq, që këto përpjekje të Shqipërisë t’i mbështesnia Ne jemi mëse të bindur se, shqiptarët e meritojnë një gjë të tillë dhe nuk kanë bërë më pak reforma evropiane se të tjerët, që tashmë e shijojnë dhe përjetojnë marrjen e statusit për ëndrrën europianea Mbështetja Juaj, e Qeverive dhe Parlamenteve Tuaja, do të vlerësohet nga populli shqiptar si një shenjë e mirë e asaj që Europa nuk e sheh më Shqipërinë si “cepin jugor të Ballkanit Perëndimor”, por si një vend që ka qënë dhe do të jetë gjithmonë pjesë përbërëse dhe e historisë së saj të lavdishmea
Në emër të Excellences së Qytetit të Vlorës
Fate Velaj
Source: Tema – Aktualitet