Sekreti i Anglisë në ekzekutimet perfekte të penalltive në “Euro 2024” mund të jetë një guru frymëmarrjeje që ka fluturuar në Gjermani për t’i ndihmuar lojtarët të ruajnë qetësinë e tyre nën presion. “Tre luanët” ruajtën gjakftohtësinë e tyre duke shënuar pesë goditje të përsosura nga pika e bardhë dhe mundën Zvicrën në Dyseldorf, duke