Siguria përbën prioritetin kyç të Qeverisë në kushtet kur vendi ynë ka nevojë të vazhdueshme për sigurinë në të gjitha aspekteta Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Strategjisë së Menaxhimit të Integruar të Kufirit 2014-2020a Kreu i Qeverisë theksoi se në kantierin e madh të reformave që njëra pas tjetrës hyjnë në fazën e konceptimit dhe pastaj të jetësimit të tyre, rishikimi i strategjisë së sigurisë kombëtare, që shoqërohet me një sërë ndërhyrjesh të cilave ka kohë që u ka ardhur koha, dhe pjesa e saj që ka të bëjë me menaxhimin e integruar të kufirit, përbëjnë një domosdoshmëri për të adresuar problemin kompleks dhe jetik të sigurisëa
”Sot Shqipëria ka 4 shtete, me të cilat ndan kufirin e saj tokësor që janë katër shtete mike dhe partnere me të cilat ne projektojmë së bashku një të ardhme përditë e më të përbashkëtaËshtë e rëndësishme që të kuptohet se kufijtë mbeten vija të rëndësishme të përgjegjësisë institucionale të çdo shteti edhe të shtetit tonë, vija që shënojnë në terren dhe në hartë shtrirjen e një hapësire lirie dhe demoracie, mirëqënie dhe progresi, por edhe të një hapësire përgjegjësisht në raport me të tjerët dhe pa asnjë dyshim me BE ku ne duma të integrohemi sa më parë”, u shpreh aia
Në vijim Rama e cilësoi Strategjinë një dëshmi serioze të një përpjekje të domosdoshme të qeverisë për një reformë modernizuesea Ai evidentoi problematikën e deritanishme të menaxhimit të kufijve, puna për të cilën sipas tij, është zhvilluar në mënyrë të pavaruar, një institucion nga tjetri në kuptimin më të keq duke u bërë çdo institucion përçuesi i një presioni burokratik dhe abuziv që ka çuar në dizintegrimin e veprimtarisë së shtetit në hapësirën ku shteti duhet të garantojë menaxhimin e kufirita
“Kufiri është sot një sfidë për tu kapërcyer duke e transformuar në një hapësirë garancish për qytetarët dhe për sipërmarrësit dhe në një vijë të pakapërcyeshme për abuzuesit dhe kriminelëta Rezultatet shumë të dobta në menaxhimin e kufirit deri dje, kanë qënë të lidhura vetëm me mosfunksionimin e marrëdhënieve mes institucioneve me njëra tjetrën dhe mosfunksionimin e këtij raporti bazë”, theksoi Kreu i Qeverisëa
Sipas tij, sot kemi më shumë arritje konkrete të përbashkëta me partnerët me të cilët ndajmë kufirin sepse kemi filluar të rivendosim ato marrëdhënie që për një periudhë relativisht të gjatë në vitete e fundit ishin kthyer në inekzistente, në radhë të parë në shkëmbimin e informacionita
Lidhur me Strategjinë, Rama tha se ky është një model i rekomanduar mbi praktikat më të mira të Komisionit Evropian por mbi të gjitha është një model që na garanton një hap të madh dhe vendimtar kundër krimit dhe korrupsionit përmes kufirita Në këtë kuadër, Kryeministri u shpreh se realizimi i Strategjisë është kontribut rrënjësor në drejtim të plotësimit të angazhimeve tona kombëtare në funksion të BE-së, ndërsa kujtoi se “duke synuar të hyjmë në BE, synojmë të bindim partnerët tanë evropian se kufiri ynë është i sigurtëa
Ai tha se Shqipëri duhet të garantojë se kufiri ynë është i sigurytë në tëgjitha aspektet për të gjitha vendet e tjera të BE-së, gjë që sot nuk mund të thuhet për fat të keq për shkak të një trashëgimie të rëndëa Por, Rama shprehu besimin se strategjia përbënë një garanci pasi është e mbështetur mbi një parashkimin konkret burimesh njerëzore, materiale dhe financiare që do ta mundësojë zbatimin e saj në praktikë duke e kthyer në një instrument garancish për mirëmenaxhimin e kufirita
I pranishëm në konferencën “Strategjia e menaxhimit të integruar të kufijve 2014-2020″ , të organizuar sot në Hotel Rogner, ku ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksander Arvizu, ambasadori i OSBE-së në Tiranë Florian Rauning, etj, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se “menaxhimi i integruar i kufirit përbën udhërrrëfyesin insitucional për të konkretizuar vizionin tonë për kufij të hapur, por të sigurtë, për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë jo vetëm pa barriera, por lehtësues për zhvillimin ekonomik dhe shkëmbimin tregtar”a
Sipas tij, strategjia e menaxhimit të integruar të kufirit parashikon në mënyrë konkrete përgjegjësitë, objektivat strategjikë dhe veprimet specifike për 17 institucione publike, Ministri dhe agjencitë shtetërore, të cilat bashkëndajnë përgjegjësi konkrete në administrimin e kufirit”a
“Nëse deri më sot pasiguria për qytetarin nga njëra anë dhe këtu nuk e kam fjalën për rrezikun kriminal, por edhe për rrezikun ushqimor dhe epidemologjik, pasigurinë për sipërmarrësin dhe shërbimin tregtar nga ana tjetër, janë ndërtuar mbi kaosin institucional, veprimet burokratike të shumta e të shumëllojshme, sipas planeve pjesore në rastin më të mirë, sipas asnjë plani në rastin më të keq, mungesës së transparencës, korrupsionita Zgjidhja nuk mund të vijë vetëm nga vullneti, por nga reformat që garantojnë siguri dhe zhvillima Përgjigja më e mirë është kjo strategji që integron detyrat për 17 institucionet publike në kufi, me një plan veprimi konkret duke planifikuar në mënyrë specifike e të detajuar çdo hap të veprimit shtetëror për reformimin e punës së institucioneve, përgjegjësi në administrimin e kufirit nga sot deri në vitin 2020″, u shpreh Tahiria
Sipas tij, “Strategjia për Menaxhimin e Integruar të Kufirit është jo vetëm një rekomandim i Komisionit Europian , por përbën edhe një gur themelor për integrimin e Shqipërisë në BE, duke ndërtuar standarde për t’i shërbyer qytetarëve dhe sipërmarrësve nga cilado anë e kufirit”a
“Të gjitha objektivat dhe plani i veprimit nuk janë një katalog dëshirash, por janë hartuar pas një analize të sistemit dhe pasqyrimit të detajuar të problemeve që hasen sot, të përkthyera këto në sfida për të ardhmem”, nënvizoi Tahiri duke shtuar se strategjia nuk synon të mbetet në letër siç kanë patur fatin shumë të tjera para saja
Ministri Tahiri tha se “përveç strategjisë është hartuar edhe një plan veprimi konkret si dhe kritere specifike për matjen e performancës dhe monitorimin e realizimit të detyrave për çdo agjenci të përfshirë në menaxhimin e integruar të kufirita Plani i veprimit parashikon realisht 69 objektiva strategjike dhe më shumë se 170 nënobjektiva për të gjitha agjencitë, ndërkohë janë parashikuar 636 masa konkrete secila me afat për realizimin dhe me buxhet përkatës të gjitha bashkë për t’u implementuar deri në 2020″
Source: Tema – Aktualitet