Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

Strategjia/ Qeveria përcakton procedurat për zgjidhjen e çështjes së pronave

May 10, 2014

qeveriaKthimi dhe kompensimi i pronës tek ish-pronarët e shpronësuar nga regjimi komunist është përcaktuar si një nga 6 prioritetet e Qeverisë të përfshira në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrima Kjo përcaktohet në vendimin e Qeverisë, i cili është në zbatim të një vendimi pilot të Gjykatës së Strasburgut pas një padie të depozituar atje në lidhje me çështjen e pronavea Në vendim përcaktohet si objektiv krijimi i një mekanizmi të ri efikas për kompensimin e subjekteve të shpronësuara gjatë regjimit komunist që disponojnë vendime përfundimtare për njohjen e së drejtës së kompensimit për pronëna Ndër masat që përcaktohen se duhen marrë për realizimin e këtij objektivi janë reforma institucionale; identifikimi i faturës financiare; inventarizimi i pronave të disponueshme për kompensim në natyrë;  ndryshime   legjislative  në  fushën  e  pronave  për krijimin e një mekanizmi efektiv kthimi/kompensimi;  përfundimi i regjistrimit fillestar të pronave;  koordinimi institucionala

Reforma institucionale e AKKP-së

Qeveria  synon të reformojë  Agjencinë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave (AKKP), e cila do të luajë rol kryesor në mekanizmin e ardhshëm të kthimit/kompensimita Reformat priten të përfundojnë në vitin 2015a  Qëllimi   i   kësaj   reforme   është   përmirësimi   dhe koordinimi  i menaxhimit të pronave  shtetërore  që do të përdoren në procesin e kompensimit dhe për shmangien e mbivendosjes  së  burimeve  të  përfshiraa  AKKP-ja shndërrohet në Agjenci të Fondit të Tokës dhe do të menaxhojë   fondin   e   tokës   që   do   të   shërbejë   për kompensima   Për   shkak   të   rolit   të   rëndësishëm   të parashikuar për agjencinë e re në mekanizmin e ri të kthimit/kompensimit, propozimi është që strategjikisht  të kalojë në varësi të Këshillit të Ministrave/Kryeministrita Me qëllim kryerjen e reformës, u vendos shtyrja e mandatit të AKKP-së për 1 vit, pasi aktualisht ai zyrtarisht skadon në muajin maj 2014a Shtyrja njëvjeçare do të shërbejë si një periudhë e përkohshme për kryerjen e reformës ligjore dhe institucionalea

Sipas vendimit të Qeverisë, një nga çështjet prioritare në këtë reformë përcaktohet skanimi i gjendjes aktuale të AKKP-së dhe identifikimi i faturës të kompensimita Në këtë kuadër përcaktohet krijimi  i  regjistrit  elektronik  i  vendimmarrjes  së AKKP-së, i cili përfundon në shtator 2014a Po kështu do të krijohet baza e saktë e të dhënave për çdo dosje në arkivin e AKKP-sëa Po kështu përcaktohet identifikimi i institucioneve që tjetërsojnë pronën shtetërore  dhe  procedurat  ligjore  të  ndjekura  prej  tyrea Gjithashtu duhet të përfundojë përpunimi i hartës së vlerës së tokës për vitin 2014, në  mënyrë  që  të  reflektojë  vlerën  aktuale  të  tregut  të pronavea

Identifikimi i faturës financiare

Me qëllim krijimin e një mekanizmi efektiv kthimi/kompensimi, autoritetet duhet të kenë një faturë të saktë kompensimi që rrjedh nga shuma totale e dhënë nga vendimet ekzistuese të kthimit/kompensimita  Inventarizimi i këtyre vendimeve ka mbetur pezull për një kohë shumë të gjatëa Kohët e fundit, AKKP-ja ia ka arritur të luftojë këtë problem,  duke  përfunduar  një  projekt  pilot  për digjitalizimina Projekti ka të bëjë me krijimin e databazes dhe pozicionimit hartografik të vendimeve për kthimin dhe kompensimin nga viti 1993 deri tania Projekti kryen një inventar të të gjitha vendimeve për kthim dhe kompensim në rajonin e Vlorësa  Projekti i ka  dhënë  AKKP-së informacion  të  saktë  mbi  faturën  e kompensimit në këtë rajona Në këtë kuadër projekti do të shtrihet në të gjithë vendin për të përftuar  një faturë të saktë për kompensimina Kjo do të realizohet njëkohësisht me inventarizimin dhe digjitalizimin e rreth 46,000 dosjeve të ruajtura në arkivin e AKKP-së që prej vitit 1993a Do të mundësohet llogaritja e faturës së kompensimit për të gjithë territorin  e Shqipërisë në mënyrë efektive dhe të shpejtëa Për më tepër, do të lehtësojë përzgjedhjen e formave të kompensimita Aplikimi mund të jetë i aksesueshëm online nga të gjitha institucionet e interesuara  dhe publikua Kjo krijon besimin publik dhe çon në një proces transparent vendimmarrjejea Për realizimin e këtij projekti po zhvillohen bisedime me BE-në, me qëllim mundësimin e alokimit të një fondi prej 1 milion euro (fondet IPA) për zbatimin e këtij projektia Ky fond pritet të jepet brenda muajit qershor  2014a Projekti  i plotë do të finalizohet brenda 12 muajve nga momenti i alokimit të tija

Inventarizimi i pronave të vëna në dispozicion për kompensimin në natyrë

Autoritetet shqyrtojnë inventarin e burimeve të disponueshme të tokës së bashku me përcaktimin e faturës financiare të kompensimit që do të jetë thelbësore për caktimin e nivelit të saktë dhe formave të kompensimit që do të jepen përfundimisht nëpërmjet mekanizmit të ri të kthimit/kompensimita Autoritetet synojnë të përfundojnë inventarin e pronave të vëna në dispozicion për kompensimin në natyrë deri në muajin tetor 2014a Më konkretisht, dy grupe ndërministrore që janë krijuar pranë Kryeministrit në prill 2014, përkatësisht do të identifikojnë pronat shtetërore të vëna në dispozicion për kompensim në natyrë dhe do të verifikojnë statusin aktual ligjor të tokës që tashmë është shpërndarë për këtë qëllim tek AKKP-jaa

Ndryshimet legjislative në fushën e pronësisë

Kjo masë e favorshme për funksionimin e mekanizmit të ri efektiv të kthimit/kompensimit, synon të shmangë fragmentimin e ligjit, duke garantuar siguri juridike, mjete efektive apeli dhe lehtësim të procedurave të kompensimita Procesi  legjislativ duhet të përfundojë  maksimumi në qershor 2015 dhe konsultimet publike do të zhvillohen në çdo hap kryesor të tija Me qëllim arritjen e këtij objektivi, janë marrë hapat e mëposhtëm:

Analiza e legjislacionit për pronësinë

Me  urdhër  të  Kryeministrit  ngrihet  një  grup  pune ndërinstitucional me ekspertë  nga Ministria  e Drejtësisë, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit (ALUIZNI), AKKP,   ZRPP,   Ministria   e   Punëve   të   Brendshme, Ministria e Mjedisit, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financavea Grupi i punës do të koordinohet nga Ministria e Drejtësisëa Grupi do të marrë në analizë ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi për kthimin dhe kompensimin e pronave, për legalizimin, për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, si dhe për pronat e paluajtshme  të  shtetit  dhe  akteve  ligjore  për metodologjinë  për   hartën   e  vlerës   së  tokësa  Analiza vlerëson ndërhyrjet konkrete në legjislaciona Ky proces përfundon në muajin qershor 2014a

Konsultim paraprak

Përfundimet e analizës së mësipërme i nënshtrohen një procesi konsultimi paraprak me grupet e interesit me qëllim grumbullimin e mendimeve të tyre për draftimin paraprak të ndërhyrjeve në legjislaciona Kjo rrit besimin e publikut dhe realizimin e një procesi transparent në vendimmarrjea Procesi i konsultimit paraprak përfundon në gusht 2014a

Draftimi i ndryshimeve ligjore

Mbas procesit të konsultimit paraprak draftohen ndryshimet e nevojshmea Përgjegjës për këtë proces janë institucionet e përmendura në pikën 5a1aaa Draftimi përfundon në tetor 2014a

Konsultim përfundimtar

Projektaktet i nënshtrohen një procesi konsultimi përfundimtar me grupet e interesit, si dhe institucionet shtetërorea Kjo rrit besimin e publikut dhe realizimin e një procesi  transparent  në  vendimmarrjea  Konsultimi përfundon në dhjetor 2014a  Mbas konsultimit përfundimtar reflektohet mbi vërejtjet dhe sugjerimet e dala nga ky proces, si dhe përgatitet projekti përfundimtara Projektaktet përfundimtare dërgohen për  shqyrtim  dhe  miratim  në  Këshillin e  Ministrave  në shkurt 2015a

Paraqitja dhe miratimi nga Parlamenti

Këshilli i Ministrave do të rishikojë, do të miratojë dhe do të dërgojë në Parlament projektligjet në mars 2015a Parlamenti do të fillojë procesin e konsultimit publik dhe do  të  zhvillojë  sesionin  plenar  për  miratimin  e projektligjeve brenda periudhës prill – qershor 2015a  Nëse mekanizmi i ri i kthimit/kompensimit parashikon kompensimin  në  natyrë  si  një  prej  formave  të kompensimit, mirëfunksionimi i tij do të varet nga saktësia e sistemit të regjistrimit të pronave të paluajtshmea Për këtë  qëllim, autoritetet janë caktuar të përfundojnë, deri në fund të vitit 2016, regjistrimin fillestar të pronave për pjesën e mbetur të zonave kadastrale të paregjistruaraa  Deri  tani  ka  përfunduar  regjistrimi  i  2,584  nga  një numër  total prej  3,057 zonash kadastralea Ky regjistrim është  duke  u  kryer  në  119  zona  kadastrale  të  tjera  me fondet e Bankës Botërore sipas projektit LAMP dhe pritet të përfundojë për 354 zonat kadastrale të tjera deri në fund të vitit 2016, financuar nga të ardhurat e ZRPP-së që, sipas llogaritjeve paraprake,  arrijnë   1,570,000,000  lekë (rreth 11,000,000 euro)a

Koordinimi institucional

Një  prej  problemeve  të  vërejtura  gjatë  20  viteve  të fundit ka qenë mungesa e bashkëpunimit efektiv ndërmjet institucioneve   përkatëse   në   fushën   e   të   drejtave   të pronësisëa Kjo ka çuar në vonesa të pajustifikueshme për përfundimin e suksesshëm të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronavea Për më tepër, mungesa e koordinimit ka kontribuar në pasigurinë juridikea Duke nxjerrë konkluzione nga kjo përvojë negative, qeveria shqiptare  mori  përsipër  të  garantojë  koordinimin institucional me qëllim garantimin e zbatimit të suksesshëm të planit të veprimita

Konkluzion

Qeveria  çmon  se  masat  e  lartpërmendura  janë  një reagim i përshtatshëm dhe gjithëpërfshirës ndaj thirrjeve të Komitetit të Ministrave për një mekanizëm efektiv kthimi/kompensimi për pronat e konfiskuara gjatë regjimit komunist,  të  cilat  duhet  të  vihen  në  funksionim  në Shqipëria Afatet e caktuara nga plani i veprimit për secilën prej këtyre masave dhe për hapat e ndërmjetëm  do t’i japin mundësinë Komitetit të Ministrave të Këshilli të Europës të ushtrojë siç duhet misionin e tij të mbikëqyrjes së zbatimit të   vendimeve   të   Gjykatës   Europianea Autoritetet besojnë se një shqyrtim i këtyre çështjeve në mbledhjen e CM DH-së të qershorit 2014 do t’i jepte mundësinë Komitetit të Ministrave të vlerësojë zbatimin e hapave të ndërmjetëm që duhet të përmbushen deri në atë kohë, në bazë të informacionit të përditësuar që do të transmetohet në kohën e duhur, dhe për autoritetet, për të demonstruar  se  vendosmëria  e  tyre  për  të  arritur  një zgjidhje përfundimtare të këtyre çështjeve është përkthyer në rezultate konkretea

Vendimi pilot i Gjykatës së Strasburgut

Gjykata në vendimin   pilot   ka   përcaktuar   këto   detyra   për   palën shqiptare:

– Hartimi i një liste të vendimeve përfundimtare gjyqësore dhe administrative që njohin, kthejnë dhe kompensojnë të drejtën e pronës ish-pronarëvea Kjo listë duhet të përmbajë të dhëna në lidhje me statusin e pronës, vendndodhjen, sipërfaqet që kthehen, kompensohen dhe format e kompensimit;

– Miratimi i hartës së vlerës së pronës me vlera sa më të arsyeshme dhe reale;

– Përgatitja e faturës financiare të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave;

– Krijimi i një mekanizmi efikas për ekzekutimin e të gjitha vendimeve përfundimtare, administrative dhe gjyqësore që njohin, kthejnë dhe kompensojnë pronën ish- pronarëve;

– Miratimi i një plan veprimi për ekzekutimin e vendimeve që njohin,  kthejnë dhe kompensojnë pronën, me masa strategjike, strukturore, buxhetore dhe ligjore konkrete, me procedura të drejta dhe të menduara hap pas hapi, si dhe afate reale kohorea

 

Source: Tema – Aktualitet

©2025 Gazeta.al SKAI Software Solutions