Dosja e SPAK-ut për grupet kriminale në Elbasan, tregon se Gjykata e Elbasanit ishte nën kontrollin e Suel Çelës, një figurë e rëndësishme e krimit.
Nën urdhërat e Suel Çelës, nuk ishte vetëm gjyqtarja Pajtime Fetahu, por bosi i krimit rezulton se ka rekrutuar edhe gjyqtaren Enkeleda Kapedani, e njohur ndryshe edhe si gjyqtarja e Tik-Tokut, që pas publikimit të disa videove të saj në rrjetin social Tik-Tok që u konsideruan jo etike, pasi shihej teksa “sfilonte” në zyrë.
Fillimisht, sipas dosjes së SPAK, Suela Çela, i ofron një makinë 40 mijë euro gjyqtares Enkeleda Kapedani, e shkarkuar nga Vetingu, në këmbim të tërheqjes së saj nga gara për kryetare të gjykatës, me qëllim që kryetare të zgjidhej Pajtime Fetah, e cila ishte nën komandën e plotë të Çelës.
Kapedani e falenderon Suel Çelën dhe shpreh respektin që ka për të, por nuk pranon të tërhiqej nga gara, pasi e konsideronte të rëndësishme karrierën në sistemin e drejtësisë.
Më tej, Suel Çela angazhohet bashkë me gjyqtaren Pajtime Fetahu dhe kryetarin e gjykatës Zihni Shahu, për të kaluar një dosje të tij kriminale për gjykim në duart e Enkeleda Kapedanit, të cilën e kosideron të besueshme dhe në krah të tij, duke ia hequr nga duart gjyqtarit Tomorr Kullolli i cili nuk e kishte marrur përsipër pafajësinë e Çelës.
Dhe kështu ndodh. Tomorr Kullolli jep dorëheqjen, e cila pranohet nga Zihni Shahu. Dosja i kalon Enkeleda Kapedanit, sipas porosisë së Suel Çelës.
Me 30 prill 2020, gjyqtarja Enkeleda Kapedani, vendos pushimin e çështjes penale në ngarkim të Marjus Lulaj, i cili është Suel Çela.
Gjyqtajra Enkeleda Kapedani, ka konsumuar dy vepra penale,; moskallëzim krimi kur Suel Çela i ofroi makinën 40 mijë euro për t’u tërhequr nga gara për kryetare të gjykatës dhe korrupsion, pasi ka marrë një vendim në kushtet e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe një marrëdhënie korruptive. Duket e çuditshme se si SPAK ka ngritur akuzë ndaj gazetarit Elton Qyno, i cili vetëm ka bërë detyrën, dhe nuk ka ngritur akuzë ndaj gjyqtares Kapedani./TPZ
The post Suel Çela lidhje edhe gjyqtaren e Tik-Tokut/ Si ia mbylli dosjen kriminale dhe i ofroi një makinë 40 mijë euro, Enkeleda Kapedani: Kam respekt për të appeared first on Albeu.com.