Nga Enver Kushi
Në reportazhin “ Në Kosovë,midis vëllezërve”, shkruar nga shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare në vitin 1980,më ka mbetur në mendje ,mes të tjerash,edhe përshkrimi që ai i bën shpellës së mermerit në Godime a Ai shkruan:”Një stalagmit e një stalaktit që do të takohen pas një milion e gjysëm vjetësh e që quhej Romeo e Zhuljetaa Të gjitha këto janë gjetje të bukura ,pikërisht sepse kanë referenca njerëzorea Ndryshe s’janë vecse mermer e kuarc e pritje e pakuptimtë stalagmitesh,përpara së cilës pritja më e thjeshtë njerëzore është e madhërishme”a
Dhe në fund të këtij reportazhi,nga më të bukurit e këtij lloji të Kadaresë,vijnë fjalët gati-gati profetike të tij:”Aty te qafa e malit , ndahemi më në fund me shoqëruesit tanë ,me ata që kishim pranë ditë e natë në këtë udhëtim të paharruara Do të shihemi përsëria Këto fjalë përsëriten shumë herë a Bëjmë shaka me stalagmitet në shpellën e mermerit:Le të rrinë ata atje e në pritje të takimit nga një milion vjet! Ne do të presim më pak”a
Në tetor të vitit 1999, pesë muaj pasi Kosova ishte e lirë ,ndërsa kalova Morinën,më erdhi në mendje reportazhi i Kadaresë dhe kodi i metaforës për stalagmiteta Ishte hera e parë që shkoja në Kosovë dhe nuk do ta harroj kurrë udhëtimin nëpër natë, derisa arritëm në Prishtinëa Atëhere punoja në Ministrinë e Kulturës dhe bashkë me Dhimitër Dishnicën, shoqëronim një grup aktorësh të Teatrit Kombëtar, si dhe artistë të tjerë nga Tirana ,që do të jepnin shfaqje në Prishtinë dhe që do të përshëndesnin Kosovën e lirëa
Reportazhin “Sytë e Kosovës” e shkrova sapo u ktheva në Tiranë ,nga udhëtimi mbresëlënës në Prishtinë,Fushe-Kosovë,Vushtri etja Pra ishte vjeshta e dytë e vitit 1999, gati 20 vite pas udhëtimit të Kadaresë së madh dhe fjalëve profetike të tij:”Ne do të presim më paka”
Natën nëpër Kosovë
Udhëtimin e parë në Kosovë asnjëherë nuk e kisha menduar se do ta bëja natën… E megjithatë udhëtimi nëpër natë në Kosovë, veçanërisht në fillim vjeshtën e dytë është sa e çuditshme, aq edhe sugjestiva Këtu nata është tjetër natë, më vjen papritur vargu naimjan, teksa përpiqesha të shihja përmes xhamave të autobusit tokën kosovarea Fshatra të afërt dhe të largët, xixëllima dritash, shtëpi të djegura që të shfaqen sikur je në ëndërra Prizreni, Suhareka… E prapë fshatra dhe shtëpi të rrënuara nga barbarët serbëa Hiqe këtë perde të zezë nate, të bëhet të flasësh me zë të lartëa Hiqe të shohim Kosovën… Pastaj unë them si nëpër gjumë se ku janë sytë e Kosovësa Si sytë e Kosovës, dëgjoj një zë pas mejea Ku jemi, pyes unëa Në Kosovë, thotë zëri pas mejea Ju po flinit? Po dremisjaa Nuk isha në gjumë, them unëa Kështu m’u duk, thotë zëri pas mejea Kështu m’u duk shton ai… Ju pyetët për sytë e Kosovës kur ishit në gjumë… Unë i them prapë se nuk isha duke fjetur e se mundet të kem qenë duke dremitur, kur kam pyetur për sytë e Kosovësa Kjo nuk ka rëndësi, vazhdoj të flasë unëa Sapo kaluam Morinën, duke vështruar jashtë terrin e natës, jam përpjekur të shoh sytë e Kosovës aKosova ka sytë e saja Më kupton? Sytë e saja Tani është natë, thotë pas meje zëri dhe… Nuk i përgjigjema
Vështroj jashtë për të depërtuar në errësirën e paanëa Dhe ndjej të dridhura kur kujtoj mijëra e mijëra kosovarë, që u detyruan të largoheshina Gra e burra, fëmijë, pleq të kërrusur nga vitet me sytë e tmerruar iknin e iknina Po Kosova? Befas ajo mbeti pa sya Serbët kishin shekuj që punonin që t’ia arrinin kësaj dite: ta boshatisnin Kosovën duke e lënë pa sya Qindra e mijëra rapsodë, poetë anonimë, bejtexhinj provincash të largëta serbe, shkrimtarë deri nobelistë, historianë, akademikë, murgjër dhe priftërinj, prej shekujsh kanë derdhur mbi hapësirat kosovare helm dhe vrera Ata u kanë paraprirë taborëve të ushtarëve e gjeneralëve për zhbërjen dhe verbimin e Kosovësa E teksa vazhdoj të vështroj hapësirat e tokës kosovare nën velin e zi të natës, nuk e di pse më vjen ndërmend princi i Jugut të Shqipërisë Gjin Bua Shpata dhe rrethimi i Janinësa A ke dëgjuar për Janinën, i them bashkëbiseduesit pas mejea Si jo, thotë aia Janina e Ali Pashë Tepelenës, shton pas paka Por për Preluboviçin a ke dëgjuar? Ç’është ky? Ndonjë gjeneral serb? pyet aia E unë i them bashkëbiseduesit pas meje se në një nga kronikat e 600 e ca viteve më parë, flitet për Janinë, princin tim Gjin Bua Shpata dhe serbin Preluboviç, që kishte pushtuar qytetina Gjin Bua Shpata kishte rrethuar qytetin, duke sulmuar me ushtri të madhe për ta marrë atëa Dhe a e dini se ç’thotë kronika për Preluboviçin? Për ta thyer moralisht princin tim Gjin Bua Shpata, serbi Preluboviç çdo ditë i dërgonte atij një shportë me sy shqiptarësha E tmerrshme, thotë zëri pas mejea Përfytyro, vazhdoj unë të tregoja Përfytyro qindra sy, dhuratë në shportë dhe ata qindra shqiptarë të verbër që lejoheshin të delnin nga qyteti i rrethuar, duke u endur nëpër terra O Zot, o Zot, thotë zëri pas mejea Ç’makabritet… Unë heshta Ka heshtur edhe bashkëbiseduesi ima E ndërsa autobuzi ecën përmes fushës së Kosovës dhe në horizont duken dritat e Prishtinës, si nëpër gjumë, me zë ëndrre them: Ku janë sytë? Ku janë sytë e Çamërisë? Ajo ndodhet larg, qindra kilometra larg, e përkëdhelur nga erërat e buta të vjeshtës së dytëa Kthejani sytë asaj, më bëhet të thërras me zë të lartëa Kthejani sytë motrës së vogëla
Më zgjojnë pikat e mëdha të shiut që përplasen mbi xhamin e autobusit… Kemi arritur në Prishtinëa E ndërsa zbres dhe vrapoj nëpër shi pas grupit të artistëve të ardhur nga Tirana, nuk e di pse më duket sikur kam vite që eci nëpër natë për të arritur në kryeqendrën e Kosovës…
Ura pa lumë
Ditën e tretë të qëndrimit në Prishtinë, një mjegull e dendur dyndi në qyteta Është mëngjes dhe sapo hap dritaren, befasohem nga pamja që shoh nga kati i dymbëdhjetë i hotel “Grand”a Kompleksi sportiv, ndërtesa e ish-sekretariatit të Punëve të Brendshme e bombarduara nga NATO, kodra përballë e fusha në të majtë dhe gjithçka tjetër, është mbuluar nga mjegullaa Krra-krratë e sorrave si dhe mjegulla e dendur, e hirtë apo zërat e njerëzve që nuk merrej vesh se nga vinin, nuk e di pse më krijonin përshtypjen sikur fluturoja mbi një peizazh surrealista U largova nga dritarja dhe hapa bllokun e shënimevea Kam hedhur në të fakte tronditëse nga takimet me drejtues dhe specialistë të Arkivit të Kosovës, Monumenteve të Kulturës, Muzeut Historik… Qindra monumente kulturore të rrafshuara, mijëra dokumente arkivorë të grabitur, 47 kuti metalike me objekte të Muzeut Historik të Kosovës të bëra gati për t’u dërguar në Beograda Dal prap në dritare… Është e njëjta pamje me mjergullën e hirtë dhe krra-krratë e soravea Dhe kujtoj si në ëndërr udhëtimin nëpër natë, bisedën për sytë e Kosovës dhe princin tim Gjin Bue Shpataa Këto imazhe, nuk e di pse nuk më hiqen nga mendja dhe kur udhëtoj në rrugën Prishtinë-Mitrovicëa Copa mjegulle qëndrojnë mbi Fushë-Kosovë dhe lartësitë e buta në të djathtë të rrugësa
Memoriali kushtuar betejës fatale të vitit 1389, ku ballkanasit u mundën dhe Tyrbeja e Sulltan Muratit, duken si të dala nga mjegulla e shekujvea Kuaj të vetmuara Prapë tufat e sorrave dhe copat e vogla të mjergullës, që i shtynte era e mëngjesita
Dhe hingëllimat e kuajve të vetmuar të Fushë-Kosovësa Dhe përsëri shtëpitë e djegura të fshatrave, një urë e shkatërruar, ushtarë të KFOR-it me vështrime të habituraa Era e shkatërrimit, por dhe ajo e rindërtimit të Kosovës, na ndjek kudoa Në qytetin e Vushtrisë (Vuçitern) është shkatërruar tërësisht pazari i vjetër, xhamia ( nga më të vjetrat në Ballkan) si dhe disa banesa karakteristikea Nënkryetari i komunës së Vushtrisë flet me dhimbje për këtë rrënima aa Ai na shoqëron nëpër rrugët e qytetit ku duket se jeta po i kthehet normalitetita Dhe kur ne e falenderojmë për shoqërinë që na ka bërë dhe rrëfimet për lashtësinë e qytetit, ai ngul këmbë që të vizitonim edhe urën që ndodhej jo shumë larg qendrësa Është ura e vjetër, që mrekullisht i ka shpëtuar shkatërrimit serb , thotë aia
Ajo ishte një urë me harqe fare pranë Vushtrisëa Kalojmë mbi tëa Diku, në mesin e saj, unë qëndroj dhe duke vështruar me vëmendje çdo gjë për rreth mendoj për karvanët e kuajve, tregtarët, ushtarët, gjeneralët, rapsodët, poetë të qyteteve të largëta të Ballkanit, filozofë, hoxhallarët, murgjë, diplomatë, lajmëtarë, populli i thjeshtë, që kanë kaluar mbi këtë urëa Kemi kaluar në anën tjetër të urës e ndërsa në kthim, kur ecim në këmbë, unë befas pyes:
-Ku është lumi?
-Lumi, ka ikur,- më thotë nënkryetari i komunësa
-Kur ka ikur?- pyes unëa
-Nuk e di,-thotë aia
-Unë e mbaj mend urën pa lumëa Edhe babai im,- shton ai…
Largohem nga ura pa lumëa Ajo mbetet në periferi të Vushtrisë e vetmuar, e braktisur nga lumi dhe më pas edhe nga njerëzit… E megjithatë ajo është shtrirë atje gjerë e gjatë, me harqet e mëdha që po mbusheshin nga dheu dhe gurëta
Udhëtojmë drejt Prishtinësa Kudo ka rënë muzgua Fushë-Kosova po pret natën me hënë dhe mëngjesi tjetër prapë do të jetë me mjergull…a Kuajt e vetmuar lëviznin nëpër fushë, ndërsa nata pritet të mbulojë gjithçkaa Ndoshta këtë natë do të shoh në ëndërr urën pa lumë dhe kuajt e vetmuar të Fushë-Kosovësa Ndoshta edhe oxhaqet e mbetura në këmbë të shtëpive të rrënuara të Kosovësa Ndoshta do të më shfaqet shpirti i Adem Jasharita Ndoshta edhe ai i princit tim Gjin Bua Shpataa Edhe sytë e Çamërisë timeaNë muzg vrapojnë kuaj të vegjël dhe unë shoh qartë sytë e pavdekshëm të Kosovës…
Prishtinë-Tiranë, dhjetor 1999-maj 2023
The post Sytë e Kosovës appeared first on Gazeta Ditaa