Krahasimi i numrit të votuesve në zgjedhjet e vitit 2023 me ato të vitit 2015 nxjerr në pah një realitet të dhimbshëma Shpopullimin masiv të Shqipërisëa
Oligarkiaaal krahasoi numrin e votave të vlefshme në 14 bashkitë më të mëdha të vendita Rezultatet konfirmojnë atë, që tashmë duket si një trend i pandalshëm tragjika Rrudhjen e bazës së votuesvea
Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, në zgjedhjet e vitit 2023 në 14 bashkitë më të mëdha të vendit votuan në total 820 mijë e 206 personaa Krahasuar me vitin 2015, ku në të njëjtat bashki votuan 927 mijë e 377 vetë, numri i votuesve ka rënë me mbi 107 mijë vetëa Pra 11a6 për qind më paka Ky krahasim është vetëm për numrin e votave të vlefshmea
Një pjesë e analistëve po e asociojnë rënien e numrit të votuesve me zhgënjimin e shqiptarëve me klasën politikea Por shifrat e detajuara, sinjalizojnë se indiferenca ndaj klasës politike mund të mos jetë arsyeja kryesore se pse po bie numri i votuesvea
Krahasimi i të dhënave tregon se rënia më e madhe në numrin e votuesve ka ndodhur pikërisht në bashkitë më të varfra të vendita Në Fier, Lushnje, Berat, Dibër dhe Gjirokastër, rënia e numrit të votuesve krahasuar me vitin 2015, luhatet nga 20 deri në 25 për qinda
Me pak fjalë, në vetëm 8 vjet këto bashki kanë humbur 1 në ccdo 4 votues, një trend dramatik, që thuajse po i shuan qytetet shqiptarea Në 14 bashki më të mëdha të vendit, vetëm njëra ka regjistruar rritje të votuesve krahasuar me vitin 2015a Ajo është bashkia e Kamzës, ku numri i votuesve është rritur pak më shumë se me 300 vetë ose 0a7 për qind, krahasuar me 8 vjet më parëa Në të gjitha bashkitë e tjera votuesit janë rrudhur me ritme të frikshmea
Tirana është bashkia me rënien më të vogël të numrit të votuesve me 9 mijë vetë ose më pak se 3 për qinda Në fakt, Tirana është nga të paktat qytete të vendit, ku numri i popullsisë rritet dhe rënia e votuesve në këtë bashki mund të sinjalizojë zhgënjimin e qytetarëve me klaën politikea Por në qytetet e varfra të vendit, më shumë se zhgënjim tkurrja e votuesve duket e lidhur me shpopullimin masiv të vendita Me pak fjalë, në Shqipëri nuk kanë mbetur më votues për të mbrojtur pluralizmin përballë armatës së njerëzve që janë të lidhur me buxhetin, pensionistët dhe administrataa
The post TABELA/ Shpopullimi dramatik që nxorrën në pah zgjedhjet appeared first on Albeuacoma