Ministrit i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, pas asgjësimit të rreth 1a8 ton Cannabis Sattiva, tha se Policia është e vendosur të parandalojë mbjelljen e drogës dhe të godasë grupet që trafikojnë lëndë narkotikea
Prononcimi për mediat i ministrit Tahiri:
Kjo është procedura normale e punës së Policisë së Shtetit, por gjithashtu është dhe një moment për t’i rikujtuar publikut dhe kujtdo tjetër që nuk e ka kuptuar ende vendosmërinë tonë për të luftuar kultivimin dhe trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotikea Këtë e bëjmë bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë, për sa kohë kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike dhe lufta kundër drogës është një fenomen që kapërcen kufijtë e Republikës së Shqipërisëa Dhe bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë që siç i shini këtu me vetë prezencën e tyre konfirmojnë mbështjen për Policinë shqiptare, jemi mjaft të vendosur që të mos lejojmë më, situatat të cilat i gjetëm vitin e kaluar por që nuk do të pranojmë më të përsëritena
Pyetje: za Tahiri, meqë jemi te droga, ka pasur operacione në vendet fqinjë në Greqi, në Itali, gjatë të cilave sasi të mëdha droge janë sekuestruara Si ka mundësi që nuk ka persona të arrestuar në Shqipëri?
Partnerët tanë ndërkombëtarë jua kanë bërë me dije bashkëpunimin e ngushtë që ekziston ndërmjet Policisë shqiptare dhe agjencive ligjzbatuese jashtë Shqipërisë dhe besojeni, siç keni pasur rastin ta dëshmoni edhe nga deklaratat e tyre zyrtare, pas çdo goditjeje të trafikut të drogës në Shqipëri dhe jashtë Shqipërie qëndron pa dyshim kapaciteti investigues dhe goditja i Policisë së Shtetita Të jeni të sigurt për këtëa
Pyetje: A do të nisin procedime për drejtuesit vendorë që nuk japin informacion për parcelat e drogës?
Jemi në fazën e reformimit të sistemit dhe mekanizmave sanksionues lidhur me kultivimin e trafikimin e lëndëve narkotikea Jemi duke e studiuar me partnerët tanë ndërkombëtarëa Kemi një plan veprimi strategjik në luftën kundër trafikut të drogës të cilin e kemi miratuar me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe po e zbatojmëa Kemi filluar me zbatimin, gjithçka keni parë gjatë kësaj kohe është pjesë e planit dhe jemi mjaft të vendosur për të parandaluar kultivimin dhe për të luftuar trafikun e drogësa
Pyetje: Aktualisht, a ka Policia kontroll mbi territorin e Republikës, sepse dukej në shkresën e Drejtorit të Përgjithshëm që kërkonte angazhim më të madh nga strukturat e Policisë për këtë çështje?
Sigurisht ka kontroll mbi territorin, lufta kundër lëndëve narkotike nuk është e lehtë, presioni financiar dhe kriminal është i madh, por ne do të bëjmë më të mirën, të jeni të sigurt për këtëa
Source: Tema – Aktualitet