Në Islandë po mbahet takimi i parë prej 18 vitesh në nivel udhëheqësish i Këshillit të Evropës, ku marrin pjesë 46 vende, dhe që shërben si organizata kryesore e kontinentit për të drejtat e njeriuta Udhëheqësit e vendeve evropiane pritet të miratojnë një sistem që do të përcaktojë me saktësi dëmshpërblimet që Moska do të duhet t’i paguajë Ukrainës për rindërtimin e saj, si dhe për kompensimin e viktimave të shkaktuara gjatë sulmit të saj ushtaraka
Në kuadrin e takimit të Këshillit të Evropës që filloi të martën, Presidenti francez Emmanuel Macron firmosi të mërkurën regjistrin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Federatës Ruse ndaj Ukrainësa
“Sot do të shikojmë se sa vende të tjera do ta firmosin regjistrin e dëmevea Kanë nënshkruar tashmë një pjesë e madhe e vendeve dhe mendoj se do të jetë një nga rezultatet e prekshme që do dalin nga ky takim”, tha Kryeministrja e Islandës, Katrin Jakobsdottira
Takimi është përqendruar tek mbështetja e plotë për vendin anëtar Ukrainën dhe tek kritikat ndaj Rusisë, e cila u përjashtua nga organizata për luftën që filloi ndaj vendit fqinja
Ndërkohë që shumica e vendeve evropiane kanë ofruar mbështetje ushtarake apo kanë pranuar refugjatë nga Ukraina, Këshilli i Evropës ka mundësinë e veçantë të koordinimit të mbështetjes ligjore dhe gjyqësorea
Udhëheqësit e mbledhur në këtë takim synojnë të përcaktojnë konturet e sistemit që do ta mbante Moskën përgjegjëse për kompensimin më vonë të viktimave dhe për t’i mundësuar vendit të dëmtuar nga lufta që të fillojë procesin e rimëkëmbjes së ekonomisëa
Kryeministri i Finlandës, Sauli Niinisto, u pyet nga gazetarët se çfarë do të thotë në terma praktike lista e zhdëmtimevea
“Është shumë pragmatike dhe praktike mënyra se si po hartohet, me prova të qartaa Pra është shumë e rëndësishme”, tha aia
Ndërsa Kryeministri belg Alexander De Croo shtoi se ky regjistër dëmesh po hartohet pikërisht në momentin kur përpjekjet e Ukrainës në fushëbetejë kanë dhënë rezultatea
“Mendoj se pikë së pari është e rëndësishme për viktimat dhe është e rëndësishme të tregojmë që asgjë nuk kalon pa u ndëshkuar dhe se 46 vendet e kanë bërë të qartë se do të regjistrohet gjithçka që ka ndodhura Pra, ky është një mesazh shumë i rëndësishëm për viktimata Dhe ishin kaq shumë njerëz që mendonin se Ukraina do të mundej brenda pak javëvea Dhe sot shohim se është e kundërta dhe është e rëndësishme që t’u japim mesazhin njerëzve që kanë pësuar dëme se nuk do t’i harrojmë dhe se nuk mbaron me kaq”, tha kryeministri belga
Evropianët shpresojnë se kjo nismë do të marrë gjatë takimit edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, që marrin pjesë me statusin e vëzhguesita
Takimi do të përqëndrohet edhe tek kalvari i fëmijëve që janë marrë me forcë nga Ukraina drejt Rusisë që nga fillimi i sulmit ushtaraka
The post Takimi i Këshillit të Evropës përqendrohet tek dëmshpërblimet që Rusia do të duhet t’i paguajë Ukrainës pas luftës appeared first on Albeuacoma