Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë njësisë Task Force në kryeqytet kallëzimin e para pak ditëve të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, në të cilën kallëzohet gjyqtari, e po ashtu anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Gjin Gjoni, i denoncuar për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë në bashkëpunim, falsifikim të dokumentave në bashkëpunim, pastrim të produkteve të veprës penale në bashkëpunim dhe korrupsiona
Burimet i thanë Top Channel se pas verifikimeve paraprake në Prokurorinë e Përgjithshme, sic edhe është e parashikuar në legjislacion edhe prokurorët e njësisë Task Force do të kryejnë verifikimet e tyre për të vendosur më pas nisjen e hetimeve ndaj gjyqtarit të Apelit, Gjin Gjonia
Nga ana tjetër një burim i Prokurorisë së Tiranës i tha Top Channel se në lidhje me një kallëzim të vetë gjyqtarit Gjin Gjoni, të bërë ndaj kryetarit të Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, prokurorët kanë vendosur mosfillimin e hetimevea
Ky vendim është marrë me argumentimin se nuk mund të investohet prokuroria në hetime nëse është konsumuar apo jo vepra penale e shpifjes, sic pretendon gjyqtari Gjin Gjoni, por për këtë pretendim gjyqtari Gjin Gjoni duhet t’i drejtohet gjykatës, siç edhe parashikohet në legjislaciona
Nga ana tjetër për kallëzimin e ILKDPKI ku thuhet se për 18 episode dyshohet të jenë fshehur pasuri me vlerën e 1a8 milionë eurove, Ministria e Drejtesisë është vënë në dijeni nga kryeinspektori Shkëlqim Ganaj, por ende ky institucion nuk është shprehur nëse do të nisë apo jo inspektimet, e në mos kjo ministri nuk ka ende një qëndrim as nga KLDa
Për konkluzionet e ILKDPKI mbi dyshimet se gjyqtari ka fshehur pasuritë, por edhe se mund të ketë pastruar para janë vënë në dijeni edhe Drejtoria e Pastrimit të Parave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Presidenti dhe Kryetari i Kuvendita
Ndërkohë vetë anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtari Gjin Gjoni, deklaron se i ka kërkuar KLD-së pezullimin e tij nga detyra e anëtarit deri në përfundim të hetimevea
Këtë deklaratë, Gjoni e bëri në emisionin “Opinion” përmes linjës telefonike, ndërsa po diskutohej për pasuritë e zyrtarëve, ku nuk u la jashtë vëmendjes edhe rasti i tija
Gjoni tha është është i gatshëm të shkojë në “Opinion” për t’u përballur me çdo akuzë të ngritur prej tij, edhe pse çështja tashmë ndodhet nën hetima
“Nuk e kam shtruar çështjen në terren politika Por thashë se është goditje selektivea I kam kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të pezullohem nga detyra e anëtarit të KLD-së,” tha Gjonia
Ndërkohë, i pyetur nga analisti Lorenc Vangjeli nëse përbën shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit për organizimin e sistemit gjyqësor, pasja e aktiviteteve private nga një gjyqtar, Gjoni tha se kjo nuk përbën shkeljea Ai pranoi se ka aksione në një kompani ajrore por që prej saj merr vetëm përfitime, pa pasur të drejtë vendimmarrjea
“Kushtetuta dhe ligji për organizimin e pushtetit gjyqësor nuk e ndalon të qënit aksioner në asnjë lloj shoqërie por nuk lejon të qënit vendimmarrësa Unë kam aksione të një kompanie ajrorea Në momentin që punoj gjykatës, duhet që unë të mos i gëzoj? Ku t’i shes? I bie që çdo gjyqtar duhet të jetë i varfër dhe nuk duhet të ketë pasuri?” tha Gjonia
Source: Tema – Aktualitet