Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi realizimin e mbledhjes së të ardhurave për muajin prill 2014 dhe 4-mujorin, duke theksuar se “për muajin prill 2014, si dhe për 4-mujorin, Administrata Tatimore arriti tregues të lartë në mbledhjen e të ardhurave, në përmbushje të detyrave të ngarkuara dhe programit të Qeverisë Shqiptare”a
“Totali i të ardhurave të mbledhura për muajin prill është 14 miliardë e 849 milionë lekë, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kjo shifër, e mbledhur fakt, është 1a6 miliardë lekë më shumë ose një rritje prej 12a34%”, thuhet në deklaratën e tatimevea
Sipas zërave kryesorë të të ardhurave të mbledhura rezulton se Kontribute të Sigurimeve Shoqërore, Drejtoria e Tatimeve thekson se, “janë mbledhur 5 miliardë e 933 milionë lekë ose 662 milionë lekë më shumë se muaji prill 2013, duke realizuar një rritje prej 12a57 % më shumë se kjo periudhë e mëparshme”a
TVSH, janë mbledhur 3 miliardë e 164 milionë lekë ose rreth 376 milionë lekë më shumë se muaji mars 2013a E shprehur në % kjo shifër është 13a48% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluara
Tatim mbi Fitimin, gjatë muajit prill janë mbledhur 1miliard e 618 milionë lekë, 50a6% më shumë ose rreth 543 milionë lekë më shumë se muaji prill 2013a Krahasuar me periudhën 4-mujore janar – prill të vitit 2013, të ardhurat e mbledhuar në total gjatë muajve janar – prill 2014, janë 57 miliardë e 139 milionë lekë, 9a7 % ose mbi 5 miliardë lekë më shumë se janar – prill 2013a
Totalin e të ardhurave të mbledhura më shumë për këtë periudhë, e përbëjnë më shumë se 1a5 miliardë lekë më shumë TVSH ose rreth 15% me shumë, më shumë se 1a5 miliardë lekë ose 23a5% më shumë Tatim mbi Fitimin, 1a4 miliardë lekë më shumë ose 7a8 % më shumë Kontribute të sigurimeve shoqërore etja
Source: Tema – Aktualitet