Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me demokratët në Rubik ku u shpreh se të gjithë duhet të jenë të vendosur për përballje frontale me të keqen. “Të gjithë një zëri për Qeveri Teknike, zgjedhje të lira e të ndershme, rrotacion demokratik, ndalim i shpopullimit, korrupsionit dhe varfërisë”, tha Gjekmarkaj, duke renditur problematikat