Dy TEC-et lundruese që mbërritën me ceremoni vitin e kaluar në gjirin e Vlorës, për të zbutur efektet e krizës energjetike në Shqipëri, nuk janë vënë asnjë ditë në punëa Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ende nuk e ka marrë licensën e prodhimit nga Enti Rregullator i Energjisëa KESH-it i mungon edhe sasia e lëndës së parë djegëse që i nevojitet asetit termik për t’u vënë në punëa Ajo që dihet me siguri është fatura 68 milionë dollarëshe që KESH do të paguajë për qiranë dhe operimin, edhe nëse “Tigri 1” dhe “Tigri 3” nuk do t’ndezin ndonjëherë motorëta
“Ne do të vazhdojmë gjatë muajit Janar dhe gjatë muajit Shkurt të fusim në prodhim dy anijet prodhuese të energjisë elektrike që tashmë ndodhen të stacionuara në Triporta” – deklaroi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhjetorin e vitit 2022, teksa komunikonte të dhënat mbi situatën energjetike në venda
TEC-et me naftë në Gjirin e Vlorës
Anijet e quajtura “Tigri 1” dhe “Tigri 3” u ankoruan në brigjet e detit Jon shtatorin e vitit të kaluar, por ende nuk ka një datë mbi shfrytëzimin e tyrea
Qëllimi kryesor i ardhjes së dy anijeve në brigjet e detit Jon ishte përmbushja e nevojës së vendit për energji, në kushtet e një krize energjetike globalea Por edhe pse u bë thuajse gjysmë viti nga ankorimi i tyre në Triportin e Vlorës, dy termocentralet lundruese ende nuk janë vënë në punë, madje as nuk janë testuar sikurse u premtuaa
Në fillim të vitit, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare tha për Faktoje se planifikonte një fazë testimi për dy asetet në fund të muajit shkurt, por nga verifikimet rezulton se testimi i anijeve është shtyrë me dy muaja
“Nga pala kontraktore parashikohet që faza e testimit- komisionit të realizohet në muajin Maj 2023a” – shprehet KESH në një përgjigje zyrtare për Faktoje, por pa dhënë ndonjë arsye mbi mosrealizimin në kohë të fazës testuese për anijet “Tigri 1” dhe “Tigri 3”a
Anijet ende pa licencë prodhimi nga ERE
Mungesa e një licence për prodhimin e energjisë nga Enti Rregullator është një ndër problemet kryesore që KESH duhet të zgjidhë përpara se t’i ndezë për punë motorët e dy anijevea Dhjetorin e shkuar, bordi i Entit Rregullator të Energjisë nisi procedurën e licensimit të anijeve, por ende nuk e ka finalizuar atëa
Në mbledhjen e datës 24 shkurt, bordi i ERE-s vendosi shtyrjen me 30 ditë të afatit për licensim në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga TEC, në Gjirin e Vlorësa Të paktën deri në fund të marsit, dy anijet e ankoruara në Triportin e Vlorës nuk do të mund të vihen në punëa
KESH nuk ka siguruar ende naftën që vë në punë anijet
Por vonesat në marrjen e licensës për prodhim nuk janë të vetmet pengesa për sa i takon vënies në punë të dy anijeve lundruese të prodhimit të energjisëa KESH ende nuk ka arritur të sigurojë lëndën e parë që i nevojitet asetit të përkohshëm termik për të nisur prodhimina
Në fillim të muajit mars 2023, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare hapi procedurën për shprehje interesi për furnizimin me lëndë djegëse për prodhimin e energjisë eletrike nga dy anijeta
“Aseti gjenerues i përkohshëm termik përbëhet nga dy asete prodhimi lundruese me fuqi totale të instaluar prej 110 MW dhe përdor lëndë djegëse HFO, si lëndën kryesore të djegshme për prodhimin e energjisëa Sasia minimale që do të dorëzohet sipas kontratës do të jetë 100,000 (njëqind mijë) ton VLSFO në vit me një dërgesë të shumëfishtë prej maksimumi 25,000 mijë ton VLSFO, brenda intervaleve prej 60-90 ditëa” thuhet në njoftimin e KESH, duke specifikuar se afati i fundit për dorëzimin e shprehjes së interesit është data 16 marsa
KESH sqaron se përzgjedhja e kompanisë hidrokarbure që do të furnizojë anijet me naftën e kërkuar do të bëhet në bazë të një procesi propozimi konkurrues bazuar në Ligjin Shqiptar të Prokurimit Publika Ndërkohë që procedura e hapur për shprehje interesi ka si qëllim studimin dhe vlerësimin e tregut përmes palëve të interesuaraa
“Të gjitha specifikimet përfundimtare mbi produktin, sasitë, çmim – formimin dhe specifikimet tjera, do të paraqiten në procesin e tenderit që do të publikohet pas kësaj thirrjeje për Shprehje Interesi”, vlerëson KESHa
Përfundim
“Ne tashmë kemi dy njësi gjeneruese të cilat janë gati për prodhim, por duke qenë se kaskada sot është në parametra optimalë, nuk është momenti për t’i ndezura Por sigurisht do të fillojnë të përdoren në momentin më të parë që ne do të kemi nevojëa” – shprehej Balluku teksa bëri bilancin e vitit që lamë pas dhe objektivat e këtij viti duke justifikuar mosvënien në punë të dy aseteve lundruese të prodhimit të energjisë në fillim të 2023a
Nisur nga të dhënat që kemi radhitur më sipër, edhe kjo deklaratë rezulton e pavërtetëa Faza e testimit si dhe vënia në funksion të plotë të tyre kërkon si fillim licensimin nga ERE dhe më pas, lëndën e parë djegëse nga KESHa
“Me sa shihet, dita që këto anije do të vihen në punë do të jetë e largëta Por edhe nëse do të vihen ne funksion të plotë, kosto për prodhimin e energjisë përmes tyre është shumë më e lartë se çmimi i energjisë në këto momente në bursaa Pra, del më lirë kosotoja financiare nëse blihet energjia në bursë se sa po të prodhohet nga këto dy mjetea Dhe ndërkohë, vihen apo nuk vihen në punë këto anije, kosto ditore për to shkon rreth 95 mijë dollarë në ditë, për dy vjeta” – shprehet për Faktoje Azmer Duleviç, ekspert për energjinëa
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të paguajë 68 milionë dollarë, edhe nëse dy anijet me emrin “Tigri 1” dhe “Tigri 3” nuk do të vihen asnjë ditë në punëa Kjo është fatura për qiranë dhe operimina 45 milionë dollarë do t’i marrë kompania amerikane Excelerate Energy për qiranë dyvjeçare dhe 22a5 milionë dollarë firma Renco për ofrimin e shërbimit të operimita/Faktoje aal
The post TEC-et me naftë në Gjirin e Vlorës, Shqipëria do të paguajë 68 milionë dollarë, edhe po nuk u ndezën appeared first on Shekullia