Nga Irena Shabani
Mali i Tomorrit po firon! Ai të kujton pa fund filmin “Mbërritën barbarët”, aq e theksuar është gjurma e shkatërrimit që po hapet si një plagë e stërmadhe mbi tëa Pllaja kilometrike të ngrëna e të gërryera në një luftë të madhe mes mali dhe njeriut për ti vjedhur atij dicka nga ajo që ai ka nën lëvoren e tij, gurët dekorativa Janë të shumta pikat që shesin gurë dekorativ përgjatë rrugës Poliçan-Bogovë, zhurma e sharrave të gurit dëgjohet gjithandej, maune të ngarkuara me gurë lëvizin nëpër rrugët gropa-gropa të këtij segmentia Mali u vodh, në sy të të gjithëve, edhe i firmosur nga shteti në shumicën e rastevea Lejet e shfrytëzimit që kanë filluar diku para vitit 2007, duket se tashmë janë të përjetshmea Edhe pse lejet në vetvete duhet të shpallen të paligjshme, gjithsesi në momentin e dhënies së tyre ka pasur një marrëveshje që pas shfrytëzimit të sipërfaqes ajo të pyllëzoheja Kjo nuk ka ndodhur!
Tani ka ardhur momenti që edhe punëtorët që punojnë aty në të zezë edhe pse nxjerrin bukën e gojës duke punuar në gurore, (disa prej tyre janë plagosur e dikush ka vdekur gjatë këtyre viteve), shprehen se është gjynah ajo çfarë po ndodh me malina Duket si përrallë ajo çfarë ndodhi me këtë mal, sipërfaqja e të cilit u nda në parcela për banorët e fshatit Novaj e ku firmat duhet të merrnin leje tek banorët për tu ngjitur në mal e për ta shqyer atëa Bogova, pika turistike midis Poliçanit dhe Çorovodës duket sikur e ka humbur magjinë, për fat ajo ka pisha e ujë që gurgullon pa u lodhur, por nuk ka më ujin e saj të burimit ashtu si ishte dikura Uji që të servir sot Bogova ka në fund të gotës, shishes apo një ene tjetër një shtresë të bardhë dheua Banorët ulin kokën e ndihen të turpëruar për këtëa Arsyeja që uji i ftohtë i Bogovës është i turbullt e plot dhe, nuk është shiu që ka rënë me rrëmbim ditët e fundit, ndonëse ai thjeshtë e nxjerr në pah mënxyrën që i është bashkangjitur këtij vendia Shpërthimet e minave që nuk ndalojnë kurrë për çdo ditë të javës, (ndryshon vetëm orari i hedhjes së tyre), kanë prekur shtresat prej nga buron ujia Nuk do jetë e habitshme që për shkak të tyre mali ta ndryshoj drejtimin e ujit, ose për ta fshehur thellë nën tokë, ose për ta degdisur në ndonjë cep tjetëra
Tashmë nuk është zhveshur mali vetëm mbi Novaj, zaptimi i tij vazhdon edhe mbi fshatin Sirakëa Edhe pse guroret në këtë zonë të re gërmimi janë kategorikisht të ndaluara me ligj, ky është një detaj që askush nuk e përfilla Edhe ligjvënësit vetë kur inspektojnë malin e Tomorrit, mjaftohen me ndonjë drekë në Bogovë për tu rikthyer në Tiranëa Gurët dekorativ të kësaj zone, janë kryesisht në ngjyrë gri dhe gushëpëllumbia Rrasat e gurit janë të lehta për tu nxjerr sepse janë të vendosura në tokë, shtresa-shtresa, si një imitacion i përkryer i petëve të byrekuta Ky gur shitet me 15 euro metri katror, por kryesisht maunet që ngarkohen aty e eksportojnë atë në Greqi, Itali dhe Spanjëa Firmat e shfrytëzimit të këtij guri kanë të punësuar rreth 600 persona, por nuk mungojnë as inisiatorët privat që i ngjiten malit nën moton “u bë deti kos”a Mbi Tomorr, po shkruhet historia e turpit nën miratimin e Shtetita Tomorri është shpallur Park Kombëtar që prej vitit 1996, gjithashtu ai është shpallur zonë e mbrojtur që prej vitit 2002, i tillë ai është në letra e në ndonjë guidë turistike nga këto që hedhim në treg për turistët e huaj si karrem për ti joshura Disa njerëz të shtetit të sotëm si Ilir Meta apo Nasip Naço kalojnë atyre anëve për të vizituar elektoratin e tyre, shpresoj që një ditë të kuptojnë që elektoratin nuk mund ta fitosh, duke humbur Tomorrina
Source: Tema – Aktualitet