SPAK ka kërkuar dënimin me 17 vite burg të Islam Sefës, kokës së një grupi kriminal që trafikoi drogë me vlerë 3.3 mln euro në Gjermani. Nëse dënohet, Islam Sefa përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi do i ulet në 11.4 vite qëndrim pas hekurave. Ai dyshohet si drejtuesi dhe financuesi i trafikut të drogës