Vendosja e blloqeve të betonit ka prishur planet e pilotit Giorgo Riformato dhe Saimir Bajramit, për të ulur avionin Piper në aeorodromin e Gjadrita
Sipas dëshmisë dhënë në prokurori nga Saimir Bajrami, plani fillestar për të kryer lëvizje e drogës nga Shqipëria drejt Italisë ka qënë pikërisht baza në afërsi të qytetit të Lezhësa
Pas kësaj të dy bashkë ata janë nisur drejt Divjakës, në datën 9 maj, ku pas kqyrjes së bregdetit, piloti ka vendosur të bëjë uljen dhe të marrë në dorëzim mallina
Sipas të riut krutan, ai e ka pritur Riformaton në datën 8 maj në Rinas dhe më pas kanë shëtitur më automjetin e tij me destinacion të parë Gjadrin dhe më pas Divjakën, raporton Ora Newsa
Nga grupi hetimor është bërë me dijë se gjatë udhëtimit të kthimit për në Itali, Riformato ka kërkuar edhe 30 minuta leje për të shëtitur vijën bregdetare të vendit tonëa
Ka qënë pikërisht kjo periudha ku ai ka fikur motorët dhe ka humbur lidhjen me pikën e kontrolli të Rinasita
Por, piloti nuk ka mundur të bëjë një ulje të sukseshme në rërë dhe ka dëmtuar rrotën e avionit dhe kjo ka bërë që ai mos të ketë mundësi të ngriheta
Deri në këto mente piloti është shprehur se është punonjës i një frime turistike dhe se është hera e parë që vjen në Shqipëria
Pritet edhe një përgjigje nga sistemi TIMS për të vërtetuar pretendimet e Riformatosa
Ndërkohë që nesër paradite Saimir Bajrami dhe Girogia Riformato do të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda, për t’u njohur me masën e tyre të sigurisëa
Source: Tema – Aktualitet