Kryetari i PD-së Lulzim Basha shprehet se gjatë 9 muajve të qeverisjes së majtë droga nuk po zvarritet, por po fluturona Një ditë përpara protestës së thirrur nga PD, Basha zhvilloi një takim me Forumin Rinor të PD-së duke i sensibilizuar ata për çështjen e drogës “qeveritare” dhe pjesëmarrjen në protestat kundër Qeverisëa
“Ju konsideroj bashkëudhëtarë dhe bashkëluftëtarë për idealet dhe detyrat që kemia E demonstruat këtë në protestat kundër armëve kimike të Sirisëa E keni vërtetuar këtë vetëdije në mënyrën sesi rinia po vërshor drejt PD, duke u bërë pjesë e aksionit opozitar në një moment të rëndësishëm, dhe në një moment të vështirë për shkak të keqqeverisjes Rama-Metaa Në këto 9 muaj droga nuk po zvarritet, por po fluturona Droga ka pushtuar ajrin dhe përgjegjësia e kontrollit i takon Qeverisëa Historia është droga me avion, janë bosët dhe avionët e drogës, karteli i drogës që ka marrë yrysh dhe ka vënë në zbatim planin e vet për të blerë zgjedhjet, pushtetin, liritë, ajrin, ujin, dhe gjithcka kemi me paratë e pista të drogësa Duke vendosue në këtë vend oligarkinë e drogës që është fundi i lirisë dhe demokracisë”, theksoi Bashaa
Në vijim, kreu demokrat u shpreh se protestat që do të nisin nesër nuk synojnë zgjedhjet e parakohshme, por largimin e kësaj Qeverie dhe Edi Ramës si Kryeministëra
“Shqiptarët tregojnë sot me gisht Edi Ramën si përgjegjësin numër 1 për situatën e krijuar në vend dhe për trafikun e drogësa Është ai që i përqeshi këto informacione duke i konsideruar avionët e drogës mushkonjë, e problemet e drogës si diçka që mund të ikë me spërkatjea E fshehu dhe e mbuloi trafikun e drogës, dhe narkotrafikantët intensifikuan trafikun e drogësa U larguan qindra oficerë të përkushtuar dhe u rikthyen në radhët e policisë persona me precedentë dhe implikime kriminalea Disa prej tyre të larguar edhe nga qeveria e PSa Sindromi zero është sindromi i Ramës për të mohuar çdo arritje në këto 23 vitea Është sindromi i tij për t’u tallur me çdo gjë është arritur deri më sota Rama i ra me sëpatë arritjeve, transparencës, ligjit të Policisë së Shtetit, policinë e zëvendësoi me klientelën e veta Droga me avion është problemi sot i Shqipërisë dhe shqiptarëvea Halli i Edi Ramës është t’i ikë përgjegjësisë që ka duke fshehur të vërtetën, duke e përqeshur, duke e fshehur krimina Ndërsa halli i shqiptarëve është të ndalin kthetrat e narkotrafikut dhe kthetrat e baronëve të drogës, që i janë vënë në fyt demokracisë shqiptarëa për të sot vlon një indinjatë e madhe në venda ky është shqetësimi mbarëpopullor, kjo është çështja që i ka çuar shqiptarët në këmbë “Popull sovran, ose oligarki e drogës”, u shpreh Bashaa
Në vijim ai shtoi se “do të çohemi në këmbë dhe do rrëzojmë përpjekjen e saj për të vënë në kontroll Shqipërinë tonëa Është koha për largimin e personit përgjegjës për këtë situatë, që është Edi Ramaa Nuk po kërkojmë zgjedhje, por largimin e tij dhe qeverisë së tij, që ka përgjegjësi për situatëna Nuk po kërkojmë një shumicë të re politike, por kërkojmë që kjo shumicë sot në parlament, të reflektojë atë që ndjen shumica në gjithë vendin do “Përgjegjësi Edi Rama të shkojë në shtëpi””a
Source: Tema – Aktualitet