Partia Demokratike depoziton në Kuvend kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme parlamentare në lidhje me trafikun e drogësa Kërkesa u bë publike nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka, sipas të cilit në seancën e së enjtes Kuvendi duhet të debatojë mbi çështjen e trafikut të drogësa Paloka tha se opozita është e vendosur për të moslejuar Kryeministrin Edi Rama të bëjë si të dojë me pushtetin që ka, duke e kthyer Shqipërinë në Kolumbinë e Europësa
“Ata mund të kenë votat në Kuvend, ato që morën dhe vodhën më 23 Qershor, por edhe ato që blenë pas zgjedhjevea Por ne jemi në Kuvend për të përfaqësuar shqiptarët dhe jo për të lejuar Edi Ramën apo Koco Kokëdhimën të bëjnë si të duan me Shqipërinë, shqiptarët dhe fatkeqësisht edhe me ato që na rrethojnë”, theksoi Palokaa
Sipas tij, përballë një situate të tillë nuk mund të ketë një marrëdhënie normale të opozitës, duke shtuar se çdo refuzim i kërkesës së saj për seancë të jashtëzakonshme do të jetë i papranueshëma
Në kërkesën depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e PD-së kërkojnë “thirrjen e Kuvendit në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, ku të diskutohet mbi ngjarjen e Divjakës dhe trafikun e drogës në rrugë ajrore, me ndihmën e alibisë shtetërore “të mushkonjave”, përfshirjen e kësaj cështje në rend dite, duke qenë e vetmja cështje që diskutohet/shqyrtohet në seancë plenare, çështjet e përfshira në rendin e ditës të seancës plenare të datës 15a04a2014 të shtyhen dhe të shqyrtohen në një seancë tjetër të Kuvendit, për datën dhe orën e të cilës të bihet dakord në Konferencën e Kryetarëve”a
“Ju bëjmë me dije se cdo tentativë për të bllokuar këtë seancë plenare të jashtëzakonshme, apo për të mospranuar këtë kërkesë legjitime të opozitës, si zëri i vetëm i mbrojtjes së interesit publik, është e papranueshme për opozitën dhe vetë opinionin publika Kuvendi i Shqipërisë, si organ që përfaqëson vullnetin e sovranit, nuk mund të ketë axhendë tjetër vec diskutimit mbi ngjarjen e Divjakës dhe trafikun e drogës në rrugë ajrore, me ndihmën e alibisë shtetërore të mushkonjavea Në këtë rast, llogaridhënia e Qeverisë mbi këtë cështje është axhendë e cdo shqiptari dhe duhet të jetë edhe axhendë e vetme e Kuvendit të Shqipërisëa Cdo shqiptar kërkon sot përgjigje për pyetjet e mëposhtme:
1- Pse u ngrit alibia shtetërore e mushkonjave për të mbuluar këtë formë të trafikut të drogës?
2- Pse Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit, folën për “mushkonja” dhe insekte të tjera, të cilën fluturonin në hapësirën ajrore shqiptare, duke mohuar kategorikisht mundësinë e përdorimit nga narkotrafikantët të hapësirës ajërore për trafik të paligjshëm droge?
3- Cila ishte arsye e këtij qëndrimi të nxituar dhe të papërgjegjshëm?
4- Pse nuk u morë asnjë masë për të verifikuar informacionet mbi përdorimin e avionëve të vegjël për trafik droge?
5- Cili është roli i organeve shtetërore në këtë cështje dhe cfarë masash kanë marrë ato për parandalimin dhe goditjen e këtij fenomeni”, u shpreh kreu i deputetëve të PD-sëa
Source: Tema – Aktualitet