Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

Trafiku i drogës/ Ristani: Policia të marrë në mbrojtje dëshmitarët

May 16, 2014

ristaniPartia Demokratike reagon ndaj qëndrimit të policisë, që sipas deputetit Arben Ristani, nuk ka marrë në mbrojtje dëshmitarin okular të trafikut të drogës në Divjakëa

“Përmasat e skandalit qeveritar të drogës po rriten çdo ditë, dhe po bëhen çdo ditë e më të frikshmea Kërcënimi i dëshmitarit okular të Divjakës, tregon se skema kriminale është aq e fuqishme dhe aq e lidhur me pushtetin sa kërkon të mbyllë gojën e kujtdo që ka dijeni, e të fshijë kështu çdo fakt që do të ndihmonte në zbardhjen e të vërtetës nga drejtësiaa Kërcënimi i dëshmitarit, është pjesë e skemës kriminale, që nis me djegien e dokumenteve të avionit në Rinas, me mosmbajtjen e përgjegjësisë nga askush, dhe me përpjekjen propagandistike të qeverisë për ta kthyer këtë kapitullim narkotik të shtetit, në gjasme sukses policor”, tha Ristania

Në vijim ai shtoi se “dëshmitari okular i Divjakës thotë se është kërcënuar, dhe se policia nuk po i ofron mbrojtjea Kjo është një akuzë e rëndë, për qeverinë, për Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm”a

“Kërcënuesit, organizatorët e trafikut të drogës, sigurisht janë të mbrojtur dhe mund të bëjnë gjithçka, pasi kumbarët e tyre në qeveri dhe në parlament u kanë krijuar të gjitha lehtësitë për të bërë trafikun e drogës, dhe për ta mbyllur më pas çështjen sikur të mos kishte ndodhur asgjëa Partia Demokratike i kërkon policisë së shtetit të zbatojë ligjin, dhe të marrë në mbrojtje dëshmitarin e trafikut të drogësa Mosreagimi i qeverisë e bën atë drejtpërdrejtë bashkëpunëtore me trafikantët kërcënues, dhe e bën përgjegjëse para ligjita  Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të veprojë me shpejtësi, përpara se karteli kriminal të zhdukë provat dhe dëshmitë e skandalit qeveritar të drogës”, theksoi Ristania

Source: Tema – Aktualitet

©2023 Gazeta.al SKAI Software Solutions