Ish-Kryeministri Sali Berisha i kërkoi Presidentit të Republikës Bujar Nishani të mbajë qëndrimet e duhura ndaj dy gjeneralëve Jeronim Bazo dhe Sandër Lleshi, mbi të cilët hodhi akuza të ashpra përsa i takon mashtrimit që i bënë shqiptarëve për trafikun e drogësa
“Që nga 1 apo 2 Marsi, ne kemi denoncuar përdorimin e avionëve për trafikun e drogësa Të gjitha denoncimet tona u mbuluan nga makineria propogandistike e Qeverisë me tallje, qeshje dhe ironia Nga data 28 shkurt në Vedat rruga ka shërbyer për uljen e avionëve të drogësa Mbi bazën e dokumenteve zyrtare, Gjadri përdorej nga trafikantët e narkotrafikuta Na u kundërvunë se po akuzonim shenjtërinë ushtri, por tani po akuzoj Gjeneral Lleshin dhe gjeneral Bazo, të cilët në vend të shqyrtimit të fakteve dhe provave, u vursulën me komunikata kundër opozitës, përdorën NATO-n për të mashtruar shqiptarëta Gjeneral Lleshi dhe Gjeneral Bazo shkuan deri aty sa të mashtronin shqiptarët se NATO na ka garantuar se nuk ka avionë Renegatëa Ky ishte një mashtrim i pastër, pasi NATO garanton qiellin shqiptar mbi 3 mijë metra, ndërsa nën këtë lartësi vendi është i detyruar të mbrohet vetëa Mimi Kodheli pudrosi Shtabin e Përgjithshëm dhe i drejtoj apel Presidentit të Republikës të mbajë qëndrimet më serioze ndaj këtyre dy personave, të cilët u munduan të mbulojnë me keqdashje qëndrime të tillë”, theksoi Berisha në një konferencë për mediat nga zyra e tija
Në vijim të akuzave për trafikun e drogës, ish-Kryeministri theksoi se grupe të oficerëve madhorë, në bashkëpunim me trafikantë të zonës, cojnë blerësit për të marrë drogëna Në këtë kuadër, Berisha tha se kjo është arsyeja sesi u 6 fishua droga në Greqi, pasi policia çon blerësit për të blerë drogën kundrejt përqindjevea
Referuar avionit të drogës në Divjakë, Berisha theksoi se policia shkoi në vendin e ngjarjes pas 2 orë e 30 minuta, ndërsa zona u rrethua nga trafikantëta
“Investigoni pak dhe do e shikoni sesa u arrestuan dhe pse u liruan? Pyesni sa ishin në territor derisa shkoi policia pas 2 orë e 30 minutash? Rënia me shkatërrim të rrotave, është shoqëruar me zjarrin në drejtorinë juridike të ANTAa Dhe cili është shkaku? USB-ja, por si mund të japi zjarr ajo? Duhej të zhdukeshin dosjet e krimit”, theksoi Berishaa
Në vijim të akuzave, ish-Kryeministri u shpreh se piloti italian i avionit ka kaluar pa asnjë kontrolli në aeroportin e Rinasita
“Ky rilindasi i Ramës, Riformato, kalonte nga dera e personelit pa asnjë check upa Kush e kalonte? E kalonte Joana Bushi, ish-shefja e kabinetit, burri i saj bën sigurinë e aeroportit”, theksoi Berishaa Në vijim të denoncimeve, ish-Kryeministri akuzoi se dje në kohën kur gazetari Spartak Koka po bënte kronikën, Edi Rama dhe Artan Santo, po bënin presion të jashtëzakonshëm që mos jepnin emisionina “Po cfarë bëri ai? Nxorri një dëshmitar që tha ishin 6 mitsubishi dhe një golfa Verifikojini të dhënat, dhe do shikoni se zonën e kishin rrethuar trafikantët”, theksoi Berishaa
Madje ish-Kryeministri paralajmëroi se me këto lehtësi që ofron Shqipëria për avionët, nuk është çudi që në brigjet tona të vijnë nëndetëseta
“Shumë shpejt në brigjet e Shqipërisë do të vijnë nëndetëset e drogës dhe do ju thonë se janë balenaa Trafikantët disponojnë nëndetëse nga më të sofistikuara për drogat e forta dhe pastaja do dëgjoni historitë e balenavea Në mungesë të tillë kontrolli, Shqipëria është një parajsë e trafikantëve të drogës”, theksoi Berishaa
Në vijim ai ftoi qytetarët që në axhendën e tyre të vendosin shpëtimin nga qeveria e drogës, kjo është qeveria që qëndron në krye të trafiqevea
“Të enjten nisim betejën të vendosur për të larguar këtë qeveri, nëse ne mendojmë si qytetarë për sigurinë tanë dhe familjeve tona, nëse ne mendojmë për imazhin e vendita Po të shikoni shifrat droga me Greqinë është shumëfishuara Në periudhën Janar-Shtator të 2013 janë sekuestruar në Greqi 4300 kg drogë, kurse në Janar-Mars të 2014-ës janë sekuestruar 10 ton e 500 kg”, theksoi Berishaa
Sipas tij, Edi Rama nuk do të dorëhiqet, por duhet hequr dhe demokracia ka të gjitha mjetet e veta paqësore dhe demokratike për të hequr Edi Ramëna Në këtë kuadër Berisha i bëri apel Policisë që të mos provokojë protestuesita
“Qeveri droge, trafik drogea Asgjë nuk kërcënon sot shqiptarët, qenien, identitetin, reputacionin, sigurinë, të ardhmen, më shumë se drogaa Dua të theksoj se është një fenomen jo i ri, është fenomen rajonal dhe i përbotshëm, por me ardhjen e shokëve të krimit në pushtet, ky fenomen ka marrë përmasa kolumbiane, të paimagjinueshmea Sic u faktua këta qeveritarë, kjo qeveri droge, ka vendosur në dispozicion të narkotrafikantëve porte, aeroporte, territore të vendita Trafiku i drogës nga Shqipëria drejt fqinjëve tanë është 3 ose 4 fishuar, sipas rastita Pse unë bëj fjalë për Qeveri droge, sepse këta qeveritarë kanë historikun e tyre të qartë të lidhjeje me drogëna Le të marrim kreun e tyre Edvin Kristaq Ramaa Erdhi në pushtet pas një bashkëpunimi të ngushtë më shumë se cdo politikan tjetër të vendit dhe në rajon me bandat më të rëndësishëm nga ajo e Lushnjes, teak ajo e Rrugës së Kavajës, tek ajo e Dritan Dajtit e kështu me rradhëaKëta qeveritarë dhe këta deputetë, me lidhjet e tyre me drogën, sollën në pushtet eksponentë të fuqishëm të trafikut të drogës, të shkarkuar nga vetë administrata socialiste për këtë problema Nga kreu i Policisë së Shtetit, heroi i PS-së Didi, që u shkarkua mbi bazën e informacionit të Fatos Klosit se ka marrë nga trafikantët 4 milionë dhrahmi tek vartësit e tij me rradhë të emëruar në pozitat kyçe në të gjithë linjën bregdetare të vendita Droga është një kërcënim madhor kombëtar, nga i cili e pësojnë shumë më tepër ata që s’kanë asnjë lidhje me tëa Mund t’ju them vetëm një element: ajo që ndodhi në Divjakë e kam ndjekur moment pas momentia Territorin në Divjakë e morën në dorë bandat e trafikuta Njerëzit tanë në terren u kërcënuan nga trafikantët që rrethuan vendin, e kishin marrë nën kontroll”, theksoi Berishaa
Source: Tema – Aktualitet