Armand Tartari, ish- drejtori i planifikimit në Ministrinë e Mbrojtjes, ka fituar statusin e azilantit politik në Francëa
Armand Tartari u dënua me 1 vit heqje lirie, me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelita
Një ditë pas këtij vendimi, ai u nis për në Francë
Armand Tartari, i datëlindjes 23a12a1975, banues ne Tiranë, është akuzuar për veprën penale ushtarake “Shpërdorimi i detyrës”, kryer nga kuadri komandues, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe 25 i Kodit Penala
Tartari, ish- drejtor i Drejtorisë së Planifikimit, Programimit, Buxhetimit në MM, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Miratimit të Çmimeve, në bashkëpunim me të pandehurit Shkëlzen Madani, ish- drejtor i DMIBM në MM dhe Ylli Pinari, ish-drejtor i MEICO-s, si dhe në bashkëpunim me anëtarët e këtij komisioni të pandehurit Denis Hajdari, Fatbardh Kuçi, Gëzim Oshafi, me gradën ushtarake major dhe Jorgo Mino, me gradën ushtarake kolonel, kanë caktuar si çmime të shitjes së municioneve, dyfishin e çmimeve të ofertës së shoqërisë amerikane SAC inc, që ka përgatitur Ylli Pinaria
Lajmi konfirmohet nga gazetari i Ora News, Xhevahir Zhabinaa
Source: Tema – Aktualitet