Tani që Shqipëria është eliminuar që në nisje nga Festivali Europian i Këngës, mund të merremi me konkurrentët e tjerëa
Një prej tyre është tranvestitja Chonchita Wurst, e cila përfaqëson Austrinë në këtë festivala
Disa thonë se ajo është edhe pretendente për çmimin e parëa
Por një koment i bërë në Facebook nga një këngëtare e njohur shqiptare për seksualitetin dhe pamjen e tranvestites, ka ngjallur debata
Eneda Tarifa e ka përbuzur tranvestiten, duke shkruar: “Ku po shkojmë, ku është fshehur muzika? Ku është strukur muzika? Si t’ia shpjegoj unë vajzës sime këtë fenomen që do të jetë përhapur”a
Këtyre komenteve i është përgjigjur aktivisti i të drejtave të komunitetit LGBT, Kristi Pinderia
“Unë jam gej meqë ra fjala dhe bashkë njihemi shumë mirëa
Të kam intervistuar njëherëa Isha zëvendëskryeredaktor i revistës KULT, ti ishe këngëtarja që militonte në LSI në atë kohëa
Ajo që unë kam dashur në intervistë të spikas ka të bëjë me faktin që një këngëtare si ti, kishte një edukim si punonjëse sociale dhe që, mbi të gjitha ishte krenare për këtë gjëa Të bëja pyetje e doja të të “mësoja” si të përgjigjeshe, në mënyrë që ti jepja vlera atyre që do artikuloje në atë intervistëa
Unë nuk e mbaj mend mirë sot, 7 apo më shumë vjet më pas, nëse ka qenë pikërisht ky fakt që më ka bërë mua të të intervistoj, apo fakti që partneri juaj punonte në biznesin e fonisë apo qëndrës së zërit për ndonjë parti në ato kohë…
Di vetëm që të takova me idenë që duhet të botoja gjëra të mencura nga ty! Dhe u përpoqa vërtet sepse besoja gjithmonë te vlera e promovimit të artistëve që qëllon të kenë edhe një diplomë universitetia
Por ama shkova në redaksi i bindur që ti ose nuk di t’i artikulosh gjërat e mençura, ose thjesht je e paaftë të mendosh për gjëra të mençuraa Vetëm kaq doja të thojaa
Dhe të kërkoj ndjesë për lexuesit e atij numri të revistës Kult ku unë të kam nxjerrë ty si këngëtare të angazhuar e me mend shumë! Shumë faj, faj i imi,” shkruan Pinderia
Ndërkohë, e përditshmja më e madhe në Europë, Bild, raporton se presidenti rus, Vladimir Putin ka ndërmend që të manipulojë rezultatet e festivalit në favor të këngës rusea
Rusia përfaqësohet në finale nga motrat binjake Tolmachovaa
Qëllimi i Putin është që të marrë sa më shumë pikë, në mos të fitojëa
Disa ekspertë thonë se kriza në Ukrainë do ndikojë që Rusia të mos marrë shumë pikëa
Por Putin po vepron që imazhi i vendit të mos goditet në këtë mënyrë në rang ndërkombëtara
Kur motrat binjake u kualifikuan për në finale, në sallë pati fishkëllima kundër Rusisëa
Source: Tema – Aktualitet