Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas mbërritjes në selinë blu, ka mbajtur një fjalim për mbështetësit e tij që ishin mbledhur në pritje të tij.
Berisha e nisi fjalën e tij, duke u shprehur se, ‘edhe kjo punë u kry’, ndërsa u shpreh se sot ka fituar e vërteta, ligji dhe kushtetuta.
Te dashur miq
U kry dhe kjo!
Piramida me e madhe e mashtrimit në historinë e drejtësisë europiane të pas Luftës së Dytë Botërore mori sot goditjen më fatale!
Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohjen më të madhe.
Sot, Shqipëria u ndriçua nga rrezet e para të rikthimit të pandalshëm të demokracisë!
Sot është dita kur monstrat e demokracisë, Edi Rama dhe Xhorxh Soros dështuan përfundimisht.
Dështuan në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare në grushtin e shtetit që i bënë ndaj saj.
Sot, ne së bashku, sakrifica e 330 ditëve, nundi i 3 viteve, triumfiu dhe u shpërblye.
Ne qëndruam, qëndruam dhe vetëm qëndruam për të vërteten dhe vlerat që besojmë.
Mbas një kohe të gjatë që Shqipëria nuk sheh një ditë të mirë.
Mbas një kohe të gjatë, që Shqipëria është zhytur në errësirë.
Sot është një ditë e mirë për shqiptarët.
Sot është një ditë e mirë për opozitarët.
Një ditë shprese.
Por sot, është një ditë e mirë edhe për ata që nuk janë opozitarë. Sot është një ditë e mirë edhe për kundërshtarët e opozitës.
Sepse sot nuk fitoi Sali Berisha.
Sot ka fituar e vërteta.
Sot ka fituar ligji dhe Kushtetuta!
Sot ka fituar Shqipëria!
The post U kry! Berisha: Sot nuk fitoi Sali Berisha. Sot ka fituar e vërteta. Sot ka fituar ligji dhe Kushtetuta! appeared first on Gazeta Standard Online.