Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”, që Apeli i GJKKO vendosi për të javën e kaluar. Ndërkohë, jashtë SPAK janë mbledhur dhjetëra demokratë, në mbështetje të kryetarit të PD-së. Me thirrjet “Poshtë diktatura”, ata ndoqën Berishën teksa hyri në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku qëndroi vetëm pak minuta.
“Organizata kriminale, skapi i partisë kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berisha t‘i rikthehet arresti në shtëpi jo se prish provat, jo se kanë asnjë fakt, por sepse ka sulmuar gjykatëset dhe prokurorët, këtu ne arrijmë në momentin që këta kriminelë flenë mbi dosjet e krimit dhe bashkëpunojnë me krimin.
Do të sulmoj të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin. Berisha ka sulmuar dhe do të faktojë që sot se si Dumani fle mbi dosje krimi, do faktoj se si këta anëtarë të organizatës kriminale në deklaratat e tyre deklarojnë se është blerë me 380 metra katrorë apartamentin, ndërsa ekspertët i kërkon të vlerësojnë me 500 metra katrorë ndërtimet e viteve ’70. Dumani është kryekriminel elektoral sepse ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit monstruoz kriminal. Aty gjeta McGonigalin që po i bënte kurs Dumanit, po i bënte kurs.
Mund t’ju duket çudi por kjo është e vërteta. Nuk e solla unë McGonigal aty. Ai i thoshte kështu duhet të veprosh herët e tjera”, tha Berisha ndër të tjera.
The post U paraqit para prokurorëve të SPAK, Berisha: Dumani fle mbi dosjet e krimit appeared first on Lapsi.al.