Një 8-vjeçare është plagosur pasditen e sotme në Velipojë. Policia bën me dije se e mitura është plagosur në këmbë. Plagosja e të miturës ka ndodhur pasi ajo është rrëzuar nga skafi me të cilën po lundronte në det.
Më tej bëhet me dije se e mitura ka qenë e shoqëruar nga familjarët e saj. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen është shoqëruar drejtuesi ndërsa është bllokuar edhe mjeti lundrues.
The post U rrëzua nga skafi, plagoset 8-vjeçarja në Velipojë, shoqërohet drejtuesi dhe bllokohet mjeti lundrues appeared first on Lapsi.al.