Partia Demokratike nisi dje procesin spastrimeve të listës së anëtarësisëa Në një udhëzim të posaçëm të lëshuar nga Lulzim Basha përcaktohet se koordinatorët e PD-së për procesin reformues të degës së partisë në kryeqytet brenda ditës së nesërme duhet të paraqesin tek selia qendrore listën e anëtarëve që kanë votuar Partinë Demokratike si edhe personat që kanë tradhtuar partinëa Në një udhëzim të përbërë nga 17 pika përcaktohet qartë se i gjithë procesi reformues të PD-së në kryeqytet do të bëhet për të pastruar listat nga tradhtarët dhe më pas do të fillohet me prurjet e reja në mënyrë që zëvendësohet numri i anëtarëve të larguar, raporton “Shqiptarjaacom”a
“Brenda dy ditëve nga dalja e këtij udhëzimi çdo grupseksion të depozitojë në Selinë Qendrore të PD-së një kopje të listës të votuesve potencialë të PD, identifikuar në zgjedhjet e fundit parlamentarea
Çdo votues potencial i PD-së i identifikuar në zgjedhjet e fundit parlamentare të ftohet për tu anëtarësuar në PDa Secili votues të njoftohet për procesin përmes letrës ftuese të Kryetarit të PDSH-sëa Për mbarëvajtjen e procesit, të hapen zyra regjistrimin çdo grupseksiona Në qytetin e Tiranës të hapet një zyrë për jo më shumë se 35 seksionea Brenda 7 ditëve nga fillimi i procesit, të realizohet shpërndarja e të gjitha letrave ftuese për anëtarësimet tek votuesit potencial të PD-sëa Brenda 3 ditëve nga marrja e detyrës të ngarkuarit me punë pranë çdo seksioni të depozitojnë pranë koordinatorit nga Selia Qendrore e PD-së grafikun dhe personat përgjegjës për organizimin e procesit në çdo seksion të PD-së”,- thuhet në udhëzimin e Bashësa
Source: Tema – Aktualitet