Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka filluar zbatimin e Reformës së Shërbimeve të Kujdesit Social, ku njëra nga shtyllat është de-institucionalizimi i sistemit të kujdesit rezidencial, me synim krijimin e formave të reja të kujdesit ndaj fëmijëve me bazë familjen dhe komunitetina
Për të siguruar parandalimin e nxjerrjes së fëmijëve që janë në përkujdes institucional, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj ka nxjerrë një urdhër që detyron dhe udhëzon çdo institucion rezidencial publik, të mos nxjerrin fëmijët në moshën 16 vjeç nga shtëpia e fëmijës, nëse nuk ka një alternativë më të mirë për ta (siç është ribashkimi me familjen)a
Sipas udhëzimit, një fëmijë që shkon në shkollë të mesme mund ta vazhdojë dhe për dy vite këtë shkollë duke jetuar në shtëpinë e fëmijësa Madje, në çdo rast të lëvizjes nga institucioni të fëmijës që mbush 16 vjeç, ky vendim duhet të shoqërohet me një vlerësim shumë të detajuar dhe të mirë për situatën e fëmijës, duke ndjekur interesin më të lartë të fëmijësa
Udhëzimi synon të nxisë shtëpitë e fëmijës të bëjnë një punë më të mirë në lidhje me fuqizimin e fëmijës, por dhe ribashkimit me familjen ose të afërmit në ato raste kur është e mundura Ky urdhër gjithashtu, siguron që fëmijët që jetojnë në konvikte, gjatë periudhës së verës, mund të kthehen të jetojnë pranë shtëpisë së fëmijës ku kanë jetuara
Nga ana tjetër, synon që të parandalohen rastet e nxjerrjes nga institucioni së fëmijës pa kujdes prindëror, pa mbushur moshën 16 vjeç dhe pa patur një plan të mirë përkujdesi që synon të forcojë fëmijën për një jetë të pavarura
Ministria parashikon që në reformën e ndërmarrë të shërbimeve të kujdesit social të zhvillohen forma të tjera të përkujdesit për fëmijët pranë familjeve dhe me bazë komunitarea Reforma e Shërbimit të Kujdesit Social synon orientimin e shërbimeve ndaj fuqizimit të familjes, kujdestarisë së përkohshme dhe modeleve të reja të përkujdesit
Source: Tema – Aktualitet