Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule u shpreh i sigurt për fitoren e Fredi Belerit në Himarë, pavarësisht se ai ndodhet në burga
Në një prononcim për mediat, Dule tha se nga nesër do të nisë një periudhë e re për Bashkinë e Himarësa
“Dua të denoncoj ndikimin në procesin zgjedhor nga familjarët e Jorgo Goros, që po presin jashtë qendrës së votimita Të fortët po iu bëjnë presion qytetarëvea Punonjësit e kadastrës po u bëjnë presion me dokumentet e pronësisë votuesvea
Fitorja është e sigurt në Himarëa Nga e hëna fillon një periudhë e re për Bashkinë e Himarësa Rrethi vicioz në Shqipëri do të thyheta Do të kemi një shembull të administrimit europian dhe me një zhvillim që do të jetë miqësor për komunitetin, në interes të komunitetit”, u shpreh Dulea
I pyetur se çfarë reagimi do të ketë nga PBDNJ nëse gjykata e pranon pretencën e prokurorisë për Belerin, Dule tha se “ne jemi duke ndjekur ligjin në germën dhe frymën e vet”a
“Kishte dje denoncimea E patë qytetaren e Himarës që u rrëmbye dhe u shoqërua në komisariat dhe i kërkohej diçka që nuk kishte ndërmend ta bënte”, tha Dulea
Valbona Bala, në prononcimin e dhënë për mediat nga Himara, i qëndron dëshmisë së dhënë para policisë, kur shprehet se nuk i ka ofruar askush lekë për shitjen e votësa
The post Vangjel Dule: Qytetarja u rrëmbye për të dëshmuar çfarë donte policiaa Goro po u bën presion votuesve ! appeared first on Gazeta Standard Onlinea