Kryetari i OMONIA-s, Vasil Bollano në një intervistë për gazetën “Shqiptarjaacom” paralajmëron se do të mbajë tjetër qëndrim nga mazhoranca nëse nuk merren parasysh propozimet e tyrea Në kërkesën zyrtare të dërguar ministrit Blendi Çuçi, OMONIA shprehet se duhet të miratohet varianti i pestë, i parashikuar nga qeveria, përsa i përket reformës territorialea Në këtë propozim bëhet një ndarje e Himarës nga krahina labe e Vranishtit dhe Kurveleshit, duke lënë zonat Himarë dhe Lukovë si njësi më vetea
Krahas kësaj, Bollano theksoi se për këtë reformë, Organizata Minoriteti Etnik Grek, OMONIA dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut kanë depozituar një kërkesë pranë Ministrit për Çështjet Vendore, për të bërë ndryshime në ndarjen e re territoriale në zonat minoritare greke dhe me disa shtesa të tjeraa
Zoti Bollano, çfarë qëndrimi mban OMONIA përsa i përket nismës së qeverisë për ndarjen e re territoriale dhe për deklaratat që janë bërë për zonën e Himarës?
Për deklaratat e bëra për zonën e Himarës jam njohur nga raportimet mediatike dhe jo zyrtarea Ne mbështesim reformën territoriale, por për zonën minoritare kërkojmë që të miratohet varianti i pestë me disa ndryshimea
Çfarë përmbajnë këto ndryshimet të kërkuara nga OMONIA dhe a ka një bashkërendim të veprimtarisë së OMEG dhe PBDNJ-së në çështjen e reformës territoriale?
Kemi dërguar një shkresë zyrtare ministrit përkatësa Ne mbështesim variantin e 5 me 63 njësi vendore përsa i përket ndarjes së minoritetit etnik greka Krahas kësaj, këtë variant e mbështesim së bashku me disa ndryshime që do t’i bëjmë publik në ditët në vijima Deputeti që përfaqëson minoritetin etnik grek në Shqipëri, Vangjel Dule, do të paraqesë këto kërkesa tona pranë parlamentita Ne, Organizata Minoriteti Etnik Grek dhe OMONIA kërkojmë që të miratohet varianti i pestëa
Po për deklaratat e bëra nga deputeti Spartak Braho ku ka theksuar se mund të bëhet një aneksim i zonës së Himarës duke ju akuzuar?
Deklaratat e zotit Braho janë mediatike, nuk i kam ndjekur dhe nuk dua të bëj asnjë koment për toa
Source: Tema – Aktualitet