Ekspertiza për vdekjen e dy vëllezërve Sabri dhe Novruz Velaj 90 dhe 85 vjeç, që u gjetën të vdekur në banesën e tyre në fshatin Çorrush të bashkisë Mallakastër është zbardhur. Mësohet se të dy vëllezërit kanë ndërruar jetë për shkaqe natyrale disa ditë më parë.
Dy vëllezërit ishin të pa martuar, banonin në një godinë në dhoma të veçanta. Njëri prej tyre ka tentuar të veshë ose të heqë pantallonat, por ka humbur ekuilibrin e ka rënë në dysheme, ku ka goditur kokën e si pasojë nga hematoma dhe mosha ka ndërruar jetë, por dera e dhomës ka qenë e mbyllur.
Ndërkohë vëllai tjetër i paralizuar prej vitesh që rrinte në dhomën tjetër pasi ka dëgjuar zhurmë, ka tentuar të hapë derën, por s’ka mundur dhe në këtë përpjekje dyshohet të ketë ndërruar jetë.
The post Vdekja e dy vëllezërve në Mallakastër/ Ekspertiza: Shkaqe natyrale appeared first on Lapsi.al.