Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

Veliaj apel bizneseve: Aplikoni për të përfituar nga Fondi i Nxitjes së Punësimit

May 12, 2014

VeliajMinistri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj ka ftuar të gjitha bizneset që deri në datën 25 maj të aplikojnë për të përfituar nga Fondi i Nxitjes së Punësimita Gjatë një vizite në kompaninë e tekstilit “A-M Tekstil” në qytetin e Cërrikut, Veliaj nënvizoi se fondi i punësimit është një mundësi e mirë për të gjitha bizneset e vogla që duan të rritena

“Është e rëndësishme të aplikoni tani që kemi çelur Fondin e Nxitjes së Punësimita Që do të thotë se qeveria mund t’ju mbështesë duke u paguar katër muaj rrogë dhe sigurimet shoqërore për një vit çdo punëtori të ri që fillon punëa Këto janë disa para që qeveria i ka vënë mënjanë për të ndihmuar njerëz si ty, që e kanë filluar nga zero, me krahët e tyre”, iu drejtua za Veliaj presidentit të kompanisë “A-M Tekstil”a

Ai vuri në dukje se kjo nuk është një ndihmë e vogël për ato biznese të vogla që duan të zgjerojnë aktivitetin e tyrea

“Ne nuk targetojmë kompani që kanë 1a000 apo 2a000 punëtorë, sepse tashmë ky biznes quhet i konsoliduar, por një biznes familjar që kërkon të shtohet me 2, 3 apo 5 vetëa Kështu, kemi mundësi që një pjesë të madhe të kostos ta shlyejmë nëpërmjet Fondit të Nxitjes së Punësimit, prandaj të ftoj që të aplikosh deri në 25 maj”, u shpreh ministri Veliaja

Këtë vit, qeveria ka trefishuar Fondin e Nxitjes së Punësimit në 2a7 milion dollarë, nga e cili do të përfitojnë ato kompani që do të punësojnë punëtorë nga kategori të ndryshme, sidomos gra e vajza, të rinj, persona me aftësi të kufizuara ose nga komuniteti rom dhe egjiptiana Fondi për nxitjen e punësimit përbëhet nga gjashtë programe të ndryshme, që mbështesin krijimin e vendeve të reja të punës duke subvencionuar punëdhënësit me pagesën e sigurimeve shoqërore për një vit dhe katër paga për çdo punonjës të punësuara

Source: Tema – Aktualitet

©2023 Gazeta.al SKAI Software Solutions