Kuvendi debatoi gjatë seancës plenare mbi projektvendimin ‘për shpalljen e vendit vakant të kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive’ (AMA)a Deputetët e opozitës e konsideruan p/vendimin një përpjekje të maxhorancës për të vënë nën kontroll institucionet e pavaruraa Sipas tyre kreut aktual të AMA-s Endira Bushati, po i ndërpritet mandati në mënyrë të paligjshme, pasi shumica shqetësim kryesor ka zaptimin e frekuencave nga operatorë të caktuara
“Me këtë akt maxhoranca po shkel parimin e integritetit të AMA-s, duke synuar ta kthejë në një institucion të kontolluar prej saj, krejt ndryshe nga ajo që parashikohet në ligjin e miratuar vitin e kaluar, për funksionimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive”, tha deputetja e PD-së, Eleni Qiricia
Sipas saj, pas vendimit të sotëm për AMA-n qëndrojnë interesa të pastra financiare dhe klienteliste, për ta detyruar Kuvendin të votojë një vendim në shkelje të ligjit dhe duke bërë një vlerësim jo korrekt të AMA-sa
Por në reagim ndaj akuzave të deputetëve demokratë, kanë reaguar ligjvënësit socialist, sipas të cilëve kryetarja aktuale e AMA-s Endira Bushati ka qëndruar në këtë pozicion pa mandat, gjë që është konstatuar dhe nga komisioni i Ligjeve dhe nga Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të Pavarura Kushtetuesea Deputeti i PS-së, Fatmir Toçi në diskutimin e tij tha se e njëjta situatë si tek AMA është dhe në Radiotelevizionin Shqiptar, ku opozita që nga shtatori i kaluar po mban të bllokuar zgjedhjen e anëtarëve të rinj te Këshillit Drejtues
Ndërkohë, Nënkryetari i Komisionit parlamentar të Mediave, deputeti socialist Alfred Peza, ftoi opozitën të votojë për vendin vakant të kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA)a
“Strategjia e opozitës është bllokimi, pengimi i reformave dhe bojkoti i tyrea Përfitoj t’i bëj thirrje opozitës ta votojmë edhe shpalljen e vendit vakant të kryetarit të AMA-s, si shprehje të vullnetit të mirë për bashkëpunim për reformën dhe plotësimin e vendeve vakante edhe në RTSHa AMA ka detyra të rëndësishme përpara për të kryer, një prej të cilave ajo e kalimit të transmetimeve nga analoge në numerikea Në procesin e integrimit Shqipëria ka marrë shumë angazhime, një prej të cilave lidhet me punën , funksionin dhe detyrimet e AMA-s për të bërë një reformë historike në fushën e transmetimeve audio-vizive, siç është ajo e kalimit të transmetimeve nga analoge në numerike”, theksoi Pezaa
Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për kapjen e të gjitha institucioneve, Peza u shpreh se “ne kemi qëllime të tjera përveç qëllimeve ligjore e kushtetuese në lidhje me çështjen e e mandatit të kryetarit të AMA-s , saqë mjafton t’u risjell në vëmendje çështjen e një institucioni tjetër që është Radio Televizioni Shqiptar”a
Sipas tij, prej 6 muajsh RTSH është pa 10 anëtarët e Këshillit Drejtues të këtij institucionia
“Kjo vakancë ka qenë dy vjet e më shumë gjatë kohës që ka qeverisur kjo opozitë, ndërsa prej afro një viti kjo opozitë bën këtë betëjë me mullinjtë e erës për kryetarin e AMA-s”, theksoi Pezaa
Në vijim ai shtoi se prej 36 muajsh RTSH është pa kryetarin e Këshillit Drejtues të këtij televizoni, nga ana tjetër, prej 6 muajsh RTSH është pa Drejtorin e Përgjithshëma
Source: Tema – Aktualitet