Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

Vendosja e blloqeve të betonit në Gjadër/PD kërkon nisjen e hetimit parlamentar

May 3, 2014

KELTIS_KRUJA_13_-12-20135Partia Demokratike kërkon fillimin sa më shpejtë të hetimit parlamentar në lidhje me akuzat për përfshirjen e Forcave të Armatosura apo përdorimin e infrastrukturës ushtarake në trafikimin e lëndëve narkotikea Në një konferencë për mediat, referuar vendosjes së disa blloqeve të betonit në Gjadër, deputeti demokrat Keltis Kruja përshëndeti Forcat e Armatosura për reagimin e tyre, dhe marrjen e masave fizike për pamundësimin e fluturimeve të dyshimta në Gjadër, pas informacioneve dhe dëshmive të shumta se kjo infrastrukturë mund të jetë  përdorur nga narkotrafikantëta

“Masat e marra do të ndihmojnë në mosdëmtimin e mëtejshëm të imazhit të vendit dhe të forcave tona të armatosura, anëtarë të NATO-sa  Por betoni në Gjadër dhe në aerodrome të tjera, nuk e mbulon përgjegjësinë e Kryeministrit dhe ministrave të tij në këtë aferë të drogësa Rritja shumëfish e trafikut të narkotikeve siç është evidentuar edhe nga sasitë e interceptuara nga fqinjët tanë,  nuk mund të bëhet pa dijeninë  dhe implikimin e qeveritarëve”, theksoi Krujaa

Në këtë kuadër, ai shtoi se Partia Demokratike kërkon fillimin sa më shpejt nga puna të të komisionit parlamentar hetimor, në mënyrë që të zbardhet mekanizmi dhe të dalin përgjegjësitë për trafikun e drogësa

“Hetimi dhe dalja e përgjegjësive është në të mirë të interesit publik, është në të mirë të vendita Ballafaqimi me këtë aferë, mund të prishë rehatinë e Kryeministrit dhe ministrave të tij, por lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve dhe parandalimi i përsëritjes së kësaj dukurie të rrezikshme, janë më të rëndësishme se interesat personale të dyshes Rama-Meta”, u shpreh aia

 

Source: Tema – Aktualitet

©2023 Gazeta.al SKAI Software Solutions