Këto janë pamje që ndeshen shpesh në fshatin Dvoran të Korçës, ku mollët e pashitura të cilësisë së parë, jo vetëm kanë mbushur 11 frigoriferët e zonës, por një pjesë e tyre është kalbur dhe është hedhur si për të treguar fatin e keq të prodhimit të fundit të kësaj kulturea
Grumbulluesit e mollëve thonë se e gjithë kjo situatë vjen pasi molla që vjen nga vendet fqinje nuk e paguan çmimin e referencës, çka ndikon në çmimin e mollës vendase, raporton Vizion Plusa
Çmimet më të lira të mollëve nga jashtë lidhen në fakt edhe me një sërë politikash mbështetëse dhe organizimesh kolektive të prodhuesve në Maqedoni, etj, praktikat të cilat nuk zbatohen në Shqipëria
Nga ana tjetër, prodhuesit dhe grumbulluesit e mollëve duket se nuk kanë qenë të vëmendshëm as ndaj prodhimeve të huaja, as ndaj ecurisë së tyre në treg, pasi mollët Starkinge dhe Gold, janë mbajtur për shumë kohë në frigorifer, për të pritur rritjen e çmimit të tyrea
Por, mbetja e mollëve të pashitura ka sjellë edhe një tjetër problem social për te gjithë prodhuesit e njohur për kultivimin e kësaj kulture në fshatin e njohur për prodhimin e mollëvea
I pyetur për gjendjen e krijuar nga mosshitja e mollëve në Korçë, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka propozuar që të hiqet dorë nga mollët tradicionale, për t’u orientuar pash tek mollët Fuxhi, një kultivar që është sipas tij është tepër i kërkuar në tregun e huaja
Mirëpo tregtarët, sipas Pajtim Kumbellës, pothuajse të gjithë sipërfaqet e tyre i kanë të mbjella me mollën tradicionale prej më shumë se 50 vitesh dhe futja e kultivarëve të rinj kërkon disa vite kohëa
Ndërsa molla Gold dhe ajo Starkinge kanë qenë gjithnjë të preferuara, jo vetëm për tregun vendas, por edhe atë të huaj, orientimi drejt kultivarëve të rinj nuk dihet sesi do të pritet sidomos edhe në tregun vendas, që supozohet të jetë konsumatori më i madh i mollëvea
90 përqind e sipërfaqes prej 2200 hektarë në të gjithë qarkun e Korçës e zë molla Gold dhe Starking dhe vetëm 10 për qind të kësaj sipërfaqe është e mbjellë me kultivarë të tjerëa
Vetëm në fshatin Dvoran çdo vit prodhohen më tepër se 55 mijë ton mollë, pjesa më e madhe e tyre, mollë tradicionalea
Source: Tema – Aktualitet