Drejtori i Komunikimit në kryeministri, Endri Fuga, ftoi të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e fushatës për imazhin e Shqipërisë, duke thënë mendime dhe ide në një faqe të posaccme në interneta
“Javën e kaluar përfundoi konkursi ndërkombëtar për imazhin e ri të Shqipërisë, ku juria ndërkombëtare përzgjodhi si firmë fituese kompaninë “StrawberryFrog”a Kompani, e cila ka një eksperiencë të gjerë në fushën e promovimit, qoftë në fushën e turizmit, ashtu edhe në fushën e investimeve të huajaa
Sigurisht që puna e deritanishme e bërë nga “StrawberryFrog” ka qenë një punë e izoluar, ndërkohë që në javët në vijim ekspertët e tyre do të punojnë ngushtazi me ekspertë shqiptarë nga Ministria e Turizmit dhe Ministria e Ekonomisë, për të zhvilluar një koncept imazhi sa më profesional, sa më efikas, për realitetin e Shqipërisë, por dhe mënyrën sesi vendi ynë shihet nga të huajta
Por duke qenë se më shumë se një fushatë imazhi do të kemi të bëjmë me një lëvizje e cila synon të promovojë vendin tonë dhe duke qenë se bëhet fjalë, në fund të fundit për promovimin e Shqipërisë, Qeveria shqiptare dhe kompania fituese, “StrawberryFrog”, dëshirojnë të ftojnë secilin prej jush të vizitoni faqen e internetit newalbaniaatumblracom, ku jo vetëm mund të shikoni disa nga konceptet e zhvilluara deri më sot, por edhe të komentoni dhe të sugjeroni, duke dhënë mendime, ide të reja, për këtë nismë kaq të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Fugaa
Source: Tema – Aktualitet